top of page

Albert HABAZAJ:  TUNGJATJETA NGA BUZËDETI VLONJAT!


Urim nga Vlora për Vitin e Ri 2025

 

 

MBUSHUR SHPORTA ME SHPRESA

TUNGJATJETA NGA BUZËDETI VLONJAT!

DYMIJË E NJËZET E PESA

QOFTË PËR JU - LULE DHE MJALTË!

 

Uroj një vit të ri të mbarë për njerëzit e mi, për miqtë e mi, për Tërbaçiotët e mi, për dinjitozet “10 Shqiponjat e Tërbaçit” dhe gjithë artistët popullorë - bilbila e thëllëza, për të mirët e Letrave Shqipe, për botuesit e gazetave dhe portaleve ku unë shkruaj e botoj, për të mirët e 30 - vjeçarit faqebardhë Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, për kolegët e mi - fisnikët e Bibliotekave universitare, akademike dhe të atyre publike, për studiuesit e vërtetë dhe bibliografët e paktë, për Shqipëridashësit e Atdheut tonë qytetar për një Shqipëri - lule në mes shoqeve, siç e ëndërronin Rilindasit e Vërtetë!

2025 - a qoftë fatbukur për fisnikë si Ju:

 

Gonxhes, pa çelur, i vola freskinë,

Ëmbëlsinë ia preva nga hojet mjaltit,

Zemra qesh e më bëhet mandolinë,

Urimi bëhet notë e pentagramit…

Adhurueshëm spërkat me dritë Vlore

Romantikën e ndritshme me flatra lulebore.

 

Vala, si pulëbardhë, Adriatikut e Jonit

I merr me vete dëshirëmirat e Vitit,

Të vesuara freskët me aromën e limonit,

I zbukuron hijshëm gjelbërorja e ullirit.

Në buzë të detit bëhem lirikë për ju

 

E nis me valët mesazhin si trëndafil me vesë

 

Rezonancë bën diellin urimi im kështu,

I Vitit të Ri Dymijë e njëzet e pesë.


Vlorë, 1 Janar 2025

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page