top of page

Albert Habazaj: SYTË E ËMBËL TË GRUAS

ree

Mejos, që sapo mbushi 62 vjeçe

Albert Habazaj 


Sot ti mbush gjashtëdhjetë e dy

Më dukesh si çupë, si flutur,

Sa herë të vështroj në sy

Aq herë bëhesh më e bukur.


Përditë e më shumë të dua

Më tepër se jetën time,

Ta kam thënë një herë, moj grua 

S' bëj dot çdo ditë deklarime.


Për të dashur orë e çast 

Unë e di, e ndjej si unë,

S'kam ç'të them, se jam me fat

Dy trupa në një furtunë.


Të puth sytë dhe të tërën

S' është nevoja ta përmend,

Të dua si dielli hënën

Si dikur, besoj mban mend...


Pse siç e do dielli hënën

Mos më shumë ai e dashka

Seç unë të dua me zemër?

Ç' kam unë ç'bën ai përjashta...


Ai ka punë të largët

Ne ndezur ndjenjat mirëfilli,

Sytë si dashuri e pastër 

Të qeshur si lule prilli.


Dikush mund të thotë: "Po ky

Qysh shkruan si një i marrë?"

Ç'të bëj? Ti me ata sy

Më çon 40 vjet më parë...


Kur u njohëm, çelëm zogjtë 

Në çerdhen e ngroht' të familjes,

Sa të ëmbël ishin ftonjtë

Vetëm atyre u bindem...


Deshi fati, Zoti deshi

Jemi gjyshër sot moj grua,

Bujaria buzëqeshi 

Siç më do, më shumë të dua.


Lundroj kot unë nëpër fjalë 

Vetëm ti më bën të lumtur,

Se çdo vit më bën më djalë

Çdo vit bëhesh më e bukur...

ree

Llixha, Çikallesh - Elbasan

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page