top of page

Albert HABAZAJ: PLAK NË PROCES…



Nuk më vjen mirë, assesi jo

Që kujtoj moshën qysh në mëngjes,

Po s’kam ç’të bëj, se domosdo

Po nis udhën si plak në proces...

 

Kam udhëtuar mirë, si idealist,

Idealist i heroikës tragjike,

Me detin e Fatos Arapin në shpirt

Askurrë sulmues për një karrige.

 

Mirë kam udhëtuar. Dhe mund të kem shkarë

Veç, pa qëllim, pa të keq e prapë jam ngritur,

Nuk kam qenë, se s’mund të jem kurrë ushtar

Symbyllur i rreshtit të kuq apo blu gatitur.

 

Erdhi ora e troket dita e pensionimit

Më dhembin zhgënjimet, pak hare që pata shuhet,

Dhe prapë do të jem në furtunë të udhëtimit

Më vjen keq se liria tek ne shumë druhet.

 

Idealist më gjeti pleqëra në proces

Zhgënjimet e shpresës dhe besimit rrodhën,

Visarin e ndershmërisë as në ëndrra s’e shes

Pa të tjerat, eee, le t’i mbledhë ulluku i kohës...

 

Ujë i Ftohtë, Vlorë, e enjte, 13.03.2025

 
 
 

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page