top of page

Albert HABAZAJ: MË HELMOVE, PIRO BREGU!...



 

-Këngë vaji për ikjen e Bilbilit të këngës kaninjote dhe labe Piro Bregaj-

 

 

Pse, o Piro Bregu

Më hëngre në besë,

Tek ti, trim i hekurt

Pata shumë shpresë.

 

Ike, fluturove

Bilbil i Kaninës,

Lart, tek yjet shkove

N' er' të trëndelinës.

 

Ike Piro Bregu

Tek përkundje ëndrrën,

Sikur u hap shtegu

Ma helmoi këngën...

 

Nertesi Asllani

Të thur vargje shpirti,

Piro kapedani

O Piro Artisti.

 

Si duket, të deshi

Shumë Nertesiu,

Ike ti për labçen

Drejt tij si veriu.

 

Nertesi e Piro

Çfarë më bëtë kështu

Keq më ligështuat

Sa të vij tek ju...

 


-Këngë vaji për ikjen e Bilbilit të këngës kaninjote dhe labe Piro Bregaj-

Vlorë, e mërkurë, 27 nëntor 2024 -

Teatri “Petro Marko”, Vlorë, 1 Dhjetor 2024

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page