Albanologët e huaj sot


Albanologët e huaj sot

Astrit Lulushi


Gjuha shqipe e mesjetës së vonë: kush mund të ngazëllehet për këtë, përveç studiuesve tanë? Jo vetëm që tema është larg mundësive, por është edhe e pakapshme. Asnjë tekst i vetëm i mbijetuar në gjuhën shqipe nuk daton në shekullin e pesëmbëdhjetë; në fakt, nuk ka asnjë dokument që përmend gjuhën para vitit 1285.

Kjo nuk do të thotë që shqipja nuk ekzistonte më parë. Në një moment në të kaluarën e largët, ajo duhet të jetë ndarë nga familja indo-evropiane, së cilës i përkasin pothuajse të gjitha gjuhët evropiane. Për një kohë mund të ishte quajtur me emrin Thrakisht, Dakisht ose Ilirisht: këto gjuhë ekzistuan dhe njëra prej tyre mund të ketë qenë pararendëse e shqipes moderne. Në çdo rast, gjatë shekujve të pushtimit Romak, shqiptarët huazuan qindra fjalë nga latinishtja, të cilat pasardhësit e tyre i përdorin akoma në forma të transformuara: bekoj vjen nga benedicere, gaz (‘gëzim’) nga gaudium.

Deri në shekullin e njëmbëdhjetë shqiptarët ndoshta jetonin si fermerë në brendësi të Ballkanit, më në veri se tokat e tyre të sotme, me botën e jashtme që i vinte shumë pak në vëmendje - e lëre më të interesohej për mënyrën se si fli