(Përkushtim për albanologen, Prof Dr Hava Shala-Qyqalla[1], e ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare)
Nga Fatmir Terziu
E dashuruar me timbrin kur thellimi të rrëmben
në dashuri me brinjët e rrallimit të barit, kur kallet mesdita
ndryshimi nga muzgu në agim
çiftëzimi i zogjve dhe zhurmës
në një fjali të shkruar nga Pjetër Bogdani
në gjuhën e bukur shqipe.
Kujdesej për Hënën e plotë
dhe kristalizimin e yjeve
e dashuruar me bukurinë e Bardhit të Madh
trëndafilat që lulëzojnë në qershor
pemë dhe shkurre që janë bërë një fjalor
gjelbërim i rrallë...
... që kënaqet me rrezet e lindjes dhe tjerrjen e lotëve
krijesat e tokës që ecin e zvarriten
dashuruar me shkëmbinj sedimentarë dardanë
tokën që avullon në slitën e bardhë
të simpoziumeve shkencore,
Konferencave e Seminareve,
37 viteve të punës shkencore e profesionale.
Dashuria i mbeti në salla dhe auditore
ar dhe argjend mbi libra
në temat e ditëve me rudha
buzëve të thara, të mugëta,
ëndrrave të vrara prej një njeriu të çmendur
fermeri në kërkimin e pikës së gjakut gërmimeve të tij
kolegët në leksionet e tyre
zgjim-cicërrimet në predikimin e lehtë.
Admiruese e muzikës së lashtë
rrotacionet identike në Gramatikën Historike
admirim i guximit të një proverbi
si edhe teknikat e modelit të dritës.
Paqe pranë Kodrës së Diellit.
E magjepsur nga trukuesit magjistarë
mrekullitë e besimit të njeriut të lirë
zhurma e politikanit
bukuria e dashurisë dhe komoditeti i shpresës
dhe ooh! Mënyra e edukimit
e intriguar nga lukunitë e internetit
nga shthurrja e shkrimit.
E donte shumë shikimin e shqiponjës dhe ..
... ylberin pas një stuhie
natyrën dhe gjithë krijimin
e intrigonte profeti Muhamed dhe filozofia e ateistit
ekzistenca, diversiteti,
predikimi i Krishtit,
fuqia e dritës,
progresi i integrimit,
karakteri hyjnor i Prishtinës.
Të gjitha situr një dashurie albanologjike
brenda kapakëve të Gramatikës Historike.
[1] Hava Shala – Qyqalla (1960 -2015) Hava Shala u lind nëTrudë të Prishtinës , më 23.V.1960. Shkollimin e mbaroi në vendlindje, Gjimnazin në Prishtinë, Fakultetin Filozofik (Filologjisë) degen Gjuhe Shqipe e Letërsi e mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Më 1985 ia filloi punës në Shkollën e Mesme Profesionale në Prishtinë. Më 1987 zgjedhetAssistente (në mbështetje të suksesit të lartë në studime që ka treguar) në Fakultetin e Filologjisë (ish Filozofiku) në degën e Gjuhës shqipe, për lëndën Gramatika Historike e Shqipes të cilën lëndë e ligjëroi deri në vdekje. Më 1995 mbrojti me suksese punimin e magjistraturës te mentori Akad. Besim Bokshi, me temën : Format e pashtjelluara të foljes në sistemin historik dhe mori titullin Magjistër e shkencave të Gjuhësisë. Më 2009 mbrojti me sukses Disertacionin e Doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe mori titullin: Doktore e Shkencave të Gjuhës Shqipe Më 2016 pas ndërrimjetës, u botua vepra e saj shkencore – gjuhësore “Sistemi foljor i shqipes në veprën e PjetërBogdanit” Më 2010 gradohet me titullin Profesor ass. Merr pjesë me kumtesa, ligjërata, punime shkencore në të gjitha Seminaret e Gjuhës, Letërsisë e Kulturës Shqiptare që mbaheshin në Prishtinë e Tiranë që nga viti 1987. Po i shkëpusim vetëm disa nga punimet e saja shkencore që zgjuan interesim tek studiuesit e Gjuhësisë Shqiptare : Një vështrim i zhvillimit historik të paskajores dhe përdorimit të saj në shqipen standard, më 2002 Tingujt antihiatizues në strukturën e fjalës, më 2003 Probleme të kulturës së gjuhës në institucionet arsimore, më2004 në Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë në Tetovë Format foljore perifrastike të shqipes në veprën e PjetërBogdanit , botuar në Studime Filologjike Shqiptare, mbajtur në Konferencën Shkencore të ASHAK dhe ASHSH Studimet e HolgerPedersenit për morfologjinë historike të shqipes, SNGJLKSH, më 2004 Studimet historike të strukturës së shqipes në 100 vjetorin e tyre, Studime Albanologjike, Tiranë 1/2012 Më 2010 në Universitetin e Lubljanë të Sllovenisë në katedrën e Gjuhëve të huaja mban ligjëratë dhe kumtesë : Shkëmbim i përvojave mes universitetit tonë dhe atij në Lubljanë, përkatësishtë trajnim i metodologjisë së mbajtjes mësimore për seminaristët e huaj që mësojnë e studiojnë gjuhën Këto janë vetëm disa nga punimet e shumta që i zgjedha . Ka folur e shkruar në 4 gjuhë (shqip, anglisht, gjermanisht e serbokroatisht). Deri nëndërrimjete ka punuar Profesoreshë e lëndës së Gramatikës Historike të Shqipes, por edhe lëndë tjera si Formimin letrar, Tekste të Vjetra, Shkrim Akademik dhe përpos në Universitetin e Prishtinës ka mbajt mësim edhe në Gjakovë, Prizren, Gjilan. Edhe përkundër sëmundjes që lëngonte dhe ishte në ditën e fundit të jetës, ajo për asnjëcast nuk iu nda punës me student. Dhe vetëm 15 ditëparandërrimjetës ajo ishte mentore e masterit të studentit Mevludin Mazrreku dhe ashtu mezi rrinte ulur mori pjesë në mbrojtjen e masterit dhe më nuk u duk në fakultet , aty ku i dha shkencës së gjuhësisë shqiptare dijen, zotësinë e studimin e saj të zellshëm, të thellë e shkencor. Vepra e saj do të jetoj në shekuj. Ndërroi jetë në spitalin e Prishtinës, më 30 korrik 2015 pas njësëmundjej të pashërueshme. Pas vetës la dy djemë(Ilirianin e Shpendin) dhe vajzën Teutën.
Comments