top of page

AJKËBUKURINË VLONJATE


AJKËBUKURINË VLONJATE

NATASHA LIMAJ

Në bisedë me një artiste, Rrotull bukurisë vlonjate, Aty , nga vitet gjashtëdhjetë, Të gjitha ishim sharmante… “Kur këndojnë zogat-oooo” Seç ia merrje moj Bedrie!.. Zemberekut të qytetit, Lagjes “totem” “Muradie”.… Ledha , fllad e dallgë deti, Violeta dhe Aneta, Europën kapur herët , Të parat në biçikleta… Mirka, Lidja e Suzana, Bukuri universale, “Zana” bjeshke arbërore, Përdore tri “Shtojzavalle”… Nuk harroj motrat Dërrasa, Elegante , shtatëselvi, Njëra “E bukur e dheut”, Tjetra pa shtesa “Hyjni”… Sovjetike “Karabashi”, Edhe sot e shoh në Vlorë, Sharmëria e rinisë, Në” zonjëri “ të përkorë… Por nja katër të fillimit, Në “Ansamblin e ushtrisë” Bela-Zhani-Tefta-Xhina, I këndonin trimërisë… Bla-bla-bla , unë dhe artistja, S’pushonim mbi historinë, Ajo nxirrte , unë përthithja , Të thellat e bukurisë… Pak me” mburrrje”, shumë krenare, Me gjithë shpirt, doja-doja… Ajkëbukurinë vlonjate, Në vargje ta mbarështroja!... Përkushtuar bukurisë së vajzave vlonjate të viteve 60-të , simuluar nga një bisedë me artisten vlonjate Lavdie Bisha . Për efekt të kuptimit të poezisë emrat e vajzave që u lakuan në bisedë po i rendis më poshtë , megjithëse të gjitha vlonjatet gjënden në këto vargje!... Belina Opingari Zhaneta Sahatçiu Virxhinia Golemi Tefta Çiraku Bedrie Bejto………………………………..Muradie Aneta Koleka………………………………Skelë Violeta Kume………………………………Skelë Mirka Bezhani……………………………..Muradie Lidje Dajlani……………………………….Muradie Suzana Mulliqi……………………………..Shtëpia e oficerave Nermin Dërrasa…………………………...Shtëpia e oficerave Liljana Dërrasa…………………...............Shtëpa e oficerave Sovjetike Xhelo………………………………..Karabash N . L . ( F ) . 12 .6 . 2016 .

53 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page