top of page

Ajet Serjani: USHTARI I SËMURË.



 

Nga Ajet Serjani

 

Duke parë një ushtar të sëmurë,

U ngrita e nderova,

Në këmbë i qëndrova,

Ushtarët e tu nga zemra të than:

Doktor këtë ushtar vizitoje,

Se nuk ka njeri,

Si nënë e babë,ka vetëm ty !

Ushtari i sëmurë,

I zverdhur,i tronditur,

I heshtur,i venitur,

Me sy gati të shuar,

I harruar !

Sa keq që ne ,mjekët, kurrë,

S’merremi me njerëz të shëndetshëm,

Por të sëmurë.

Mjeku u mendua një çast,

Ishte i vështire ky rast,

S’kishte rrugë tjetër ku të drejtohej,

Errësira ngadalë po afrohej,

Atëherë doktori uli kurrizin,

Dhei foli :hajde,hip vëlla!

Se rrugë tjetër nuk ka !

Doktori ecte i çrregullt, tatëpjetë,

Filloi të vetëtijë,

Dhe të ulen poshtë retë,

Mbërritëm,-i thashë,-shpëtuam pa shí,

Dhe e shtruam në kirurgji,

Pas ca dite ushtari u shërua,

Dhe gazi ne sy e zemër iu shtua,

Me shokët u puth,u përqafua,

Doktorin e bëri vëlla,

Për këtë shërbim të paharruar !

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page