top of page

Ai e ka lartësuar figurën e intelektualit të vërtetë shqiptar


Nikolla Sudari

M I R Ë N J O H J E… Sapo doli nga shtypi vëllimi me intervista, me titullin domethënës “ÇLIROVA SHPIRTIN”, i një autori, sa të njohur aq edhe fisnik, me dedikimin: Nikolla Sudarit, Historanit dhe përkthyesit të talentuar. Mjeshtër i madh dhe Fisnikëria e Tiranës. Autori, gjë më ka prekur thellë në shpirt.

Kjo vepër u shtohet dhjetra e dhjetra perlave të mëparshme të këtij autori që i bëjnë nder krijimtarisë së sotme letrare. Ndër to mund të përmendim poezitë e tij që të lënë pa frymë; mund të përmendim tregimet, esetë, novela e romane, që jo vetëm e kanë pasuruar letërsinë tonë, por edhe e kanë lartësuar në kulme të panjohura më parë. Me të drejtë shumë bashkëkohës e vlerësojnë si më prodhimtarin në ditët e sotme, që nuk po resht së shkruari me një pathos të veçantë, madje edhe në këtë periudhë shumë të vështirë pandemie. Vepra të tilla mund të shndërrohen në skenarë filmash, që do t’i bënin nder edhe Hollivudit. Vënia në skenë së afërmi në Durrës e dramës “Pushkatimi”, sipas romanit drithërues po me këtë emër i autorit, do të jetë një tjetër dëshmi e talentit të mrekullueshëm të këtij krijuesi brilant. Paralelisht me krijimtarinë e vet të arrirë dhe të larmishme, autorin e dallojnë një sërë cilësish njerëzore, mjaft nga të cilat sot, ose janë harruar ose quhen të demoduara. Ky njeri i rrallë nuk e njeh cmirën, sepse në devizën e vet jetësore synon vetëm t’i lumturojë njerëzit. Kjo është aryseja që me të drejtë e thërrasin “Miku i të gjithëve”.

SHPENDI TOPOLLAJ.

Ai e ka lartësuar figurën e intelektualit të vërtetë shqiptar, që me veprimtarinë e vet shumëvjeçare dhe me virtytet e rralla morale i shtohet kolosëve të paharruar si Vangjel Toçi, Gjergj Vlashi, Ali Çetaku, që janë bërë emblema të vërteta dhe që nderojnë, jo vetëm Durrësin, por të gjithë Shqipërinë, madje edhe më tej. Por nuk është rastësi që ky fsnik bashkë me të vëllanë, diplomatin e shqur dhe analistin e përsosur, sidomos në fushat e historisë dhe të diplomacisë, z. Spartak Topollaj, kanë krijuar atë “dyshe të artë”, për të cilën ka aq shumë nevojë sot atdheu. Ata janë krenarë për babain e tyre, atdhetarin e mirënjohur, partizanin e orëve të para, demokratin e flaktë kolonjar, ushtarakun dhe juristin e paharruar, HULËSI TOPOLLAJ, të cilin nuk e mposhtën dot intrigat monstruoze të diktaturës. Jam i sigurtë se nuk jam në gjendje të jap siç duhet dimensionet e këtij autori të vërtetë, por jam i vetëdijshëm, se këto janë fjalë zemre kushtuar një miku të madh. Mbase të veçantë e bën atë edhe emri i tij, sa i thjeshtë aq edhe kumbues, sa mbresëlënës aq edhe shprehës, që sikur vjen nga lashtësia. Ai quhet… SHPENDI TOPOLLAJ. ========================================== P.S. Me datën 26 mars 2021, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, nderoi me titullin e lartë “NAIM FRASHËRI”, ish skenderbegasin, shkrimtarin dhe mikun e shquar, z. SHPENDI TOPOLLAJ.

37 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page