AH QË AH
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 23, 2023
- 1 min read

Kur isha atëherë nën diktaturë e internuar, dhe ti në punë mbuluar nga pluhuri. buzëqeshjen ma merrte një çast i helmuar, E ti qe gazmendi, i ëmbli, i duhuri!
Ishim po, nën sundimin e egër të një katili, dhe ti në punë mbuluar me djersë. E gjithë buzëqeshja si një gjelbërim prilli, zhdukej, gëzimi na pritej në mes!
Ah, psherëtij, kujtoj si asnjëherë kohën! Kur pinim ujë nëpër gjurmët e kalit. Rininë e bukur na i vranë, na i vodhën... Gan, veç ti mbete zambaku i ditëve të majit!
Poezi e sinqertë dhe dramatike. E plotëson më mirë atë, për koeçidencë, edhe vetë emri i poetes, Bajame, që shpreh bukuri, brishtësi, pafajësi, si dhe mbiemri, i cili tregon forcën dhe qëndresën. Ashtu si te pema në natyrë, dhe tek vajza e vjershës çelin lulet e ëndërrave, por që fatkeqësisht don t'i vyshk e thajë era me ngricë. Bashkë me emocionin që poezia na përcjellë të vjen të thuash: Diktaturë, mos ardhsh kurrë!