CIKEL ME POEZI
NGA PANAJOT BOLI
KUR UL QEQALLAT NATA
Heshtja po dremit në një qoshe të natës
Shtrëngohet gjeli im me pulat në kotec
Mali i mplakur hedh supeve një xhaketë
Lumi flet me vete e fshati ngelet memec
Me qerpikët e tua,endrra thurr një gershetë
Ah,ai sybukuri,zgjat dorën fshehtas ta kap
Ti iken si fluture mes pyllit si borëbardha
Si i marrë ai pas teje,po të ndjek me vrap
Nuk mundesh më,si një kalë po ngulçon
Kap një degezë dhe pret,e pret me llahtar
Kjo heshtje dremit në një qoshe të natës
Ti në krahet e tij,me buzët qe digjen zjarr
Si ngeci keshtu gersheta në një degë të thate?
U zgjove:Heshtja dremiste në qoshe këtë natë
AH, MOJ MANXURANË
Nuk u ngopa jo, me aromën joshesë të manxuranës
E ziej dhe e pi si çaj,të më dehen sytë,si sytë e Zanës
Buza xheloze mbajti ca pika që puthja të këtë aromë
Gusha i vargëzoi gjethët dhe i tha lulezimit:lulezomë
E prek dhe në vesh i peshpëris:Ah, moj manxuranë
Një sykaltërë më ndjek fshehurazi, nga dritarja matanë
NJË DITË...
Një ditë më pa me dhëmbje dashuria e më tha e mira
Mbaroi nektari i luleve të tua, mbeten petalet të mpira
Shtrëngoi ankthin në gji, me lotë u nis për te limani i ri
Një ylber lajkatar e ftonte, në bregun e shpirtit përkarshi.
I lutem të kthehet, ndofta ngelen akoma dy pika sevda
S’i dihet qiellit atje lart,çfarë bisedoi me yjet, çfarë tha
NDJESI TRISHTIMI
Ky i paudhi trishtim seç m’u shfaq si hije përpara
Një gjethe vjeshte e verdhë befas m’u ul në sup
Larg fshihem, në humbëtirën e kuqe të përendimit
Ai vjen nga prapa,kërkon një përqafim fare pa turp
Kujtimet e kuqerëmta humbin toruan në horizont
Trazohen me gjethet e marra në sokakun e vetmuar
Hëna e zbehur dridhet e yjet e përgjumura nuserojnë
E në shpirtin e së dashurës,ca pika malli kanë vesuar
DIKU,DIKUR, AJO DASHURI
Më trembi endrrën një qyqe pranë dritarës sime
Tek po lumturohesha mes puthjesh me dashurinë
Sytë e stermëdha të natës indiferente më ndiqnin
Kur unë shalova kalin e mallit e po marr aratinë.
Gulçon kali në rrafshnaltën e përhimtë të viteve
Dhe nata më shumë nxin e s’do aspak që të gdhij
E,si Ajkuna i them henës të më ndriçojë korijen
Ku ndiqnim njeri-tjetrën plot gaz në të, si femijë
Po pyes pemët e mplakura,pyes lulet e reja,asgjë
Vetem era më sjell vajtimet e Ajkunës në pllajë
I drobitur pranë një trungu me heshtjen e hidhur
Si nëna e Omerit,me zë të mekur mbytem në vaj
DUA TË MË PËRKUND DETI
Mbremja pranë detit u qafua me heshtjen e artë
Mbi rerën e ftohtë si zogj trumcakë u ulen ca yje
Llokoçitje lopatash të varkave që u kthye shpejt
Dhe ca re si murgj që po i rrinë natës mbi krye
Deti im po ndjen normica nga freskia e vjeshtës
Me një çarçaf gri të medafshtë supet ka mbuluar
Neraidat të lodhura u ulen në sallonin e bukurisë
Një gotë vere pinë dhe qytetin shohin të mënduar
Gjithë verës në ekstazë, me koncerte e me defrime
Tani çlodhen në dritën e hënës me valët blu nazike
Ndofta vij edhe unë me miken time se bashku me ju
Të na përkund deti e të endërrojmë në natën magjike
Comments