TË VËRTETA OSHËNARE
ka të vërteta oshënare
që u druhen për vdekje popullimeve;
më kot rrekemi t'i mbërrijmë
me zhargonet tona të varfëra -
ndonëse aq afër i kemi - në njërën
prej fjalëve që kanë braktisur
kujtesën tonë...
ka gjëra, që për fat, i ngulen bef përfytyrimit,
si sëpata e skuqur një trungu të thatë...
... dhe merr zjarr e papërfytyrueshmja.
Mars, 2015
תגובות