Agim Bajrami: Portreti i një tregimtari, që shkruan, duke udhëtuar.
- Feb 5
- 8 min read

(Rreth librit me tregime Flakët e ndaluara .2 të autorit Ilir Kushi)
Duke lexuar rrëfimet e autorit Ilr Kushi, mbushur me emra rrugësh dhe personazhesh londinez, me mbrëmje, te kilash dhe këngë hip hopi, të krijohet përshtypja, se je duke lexuar veprat e ndonjë shkrimtari bashkëkohor anglez. Por kjo përshtypje të zbehet,menjehere kur i rrëmbyer nga hutimi, që të krijon narrativa e tij, e sheh veten më pas në Milano, me një mikeshë të intime të autorit, duke dëshifruar dramat e saj të dashurisë, dhe pas faqesh libri më tej mbi urën e Mostarit në Bosnjë, në Manhatan, ku nje violinisti virtuoz luan sonatën nr 2 të Bahut dhe rrefen historinë fat zezë të dashurisë se tij të ndaluar në Shqipëri . Të tilla rrëfime që lindin nga përvoja dhe përjetimi të gjalla të autorit, kaq të prekshme dhe intriguese,kur ndërthuren me artin, të shndrrohen vetvetiu, si lëkurë në trup dhe nuk të ndahen gjatë gjithë kohës
Gama e gjerë e ngjarjeve, personazhet njëri më i ndryshëm se tjetri, së bashku me dramat dhe kthesat psikologjike që bartin ato, janë një tregues i qartë se Ilir Kushi është një shkrimtar i talentuar dhe interesant , që dalngadalë po krijon profilin e tij të veçantë, larg skemave dhe interpretimeve të njohura në këtë zhanër. Fokusi i tij vështrimor që lëviz në këto libra me pseudonimin Thesprot Çami, pasqyron me mënyrën e tij të veçantë, një realitet të ndertuar, prej heronjsh të panjohur dhe pasazhesh të shqetësuar psikologjikë, njerëz të dhunuar . gra të zhgënjyera nga histori dashurie artistë, gangsterë, vrasës dhe të vrarë Janë rrëfimi ku indidi i sotëm e shpërfaq veten lakuriq, , dikush i shpërfytyruar nga presioni shoqëror, një tjetër nga etja përhershme, për tu pasuruar. gjithmonë nën vështrimin e rreptë dhe mizor të një botë të pashpirt dhe cinike Për të gjithë këto kategori individësh autori ka ndertuar diskurset e tij të veçanta, veshur me antipati dhe simpatitë përkatëse Tregimi " Violinisti" psh, mund të mbetej thjesht një shtresëzim impresionesh nga vizitat e tij në Manhatan, por intuita e shkrimtarit, e shtyn të kuptojë se pas një karakteri të tillë, mund të fshihet një dramë dhe një histori interesante Kjo, e ka bërë atë të ndalet dhe ta shtjellojë brenda tij më gjatë
E njëjta gjë mund të thuhet për gruan në Kazablanka të Marokut, që shiste peceta duarsh, dhe nuk pranonte mëshirë nga askënd., Mjaft interesant është edhe tregimi për vajzën e akullores ku fryma nostalgjike rindërton nga e para një kohë të kaluar mbushur me ndjenjë dhe emocione Në të gjitha këto krijime spikat stili i shkathët i rrëfimit dhe përdorimi i shumtë i detajeve. Por tregimi që më ka tërhequr më shumë, qoftë për mënyrën e ndertimit dhe subjektin interesant është "Një histori dashurie me topmodelen më të famshme të botës" , që kishte gjithçka që i duhej, por jo lumturinë Vajza qe lexonte filozofi me një dritë të rrallë në sy dhe fliste për jeten si një mendimtare e madhe, e kishte dorëzuar veten tek droga, si për të gjetur pak liri nga bota e egër e Showw bizit Edhe pse autori e fillon tregimin me një përshkrim gati poetik dhe ka derdhur në të gjithë arsenalin e tij artistik, fundi i saj i trishtë të kujton një tragjedi. Autori nuk e fsheh keqardhjen, për vajza të tilla plot talent, projekte dhe ëndrra, të cilave bota e egër e biznesit, i'u premton parajsën dhe më pas i flak në udhëkryq si limona të shtrydhur. Shumica e tregimeve te këtij libri, duket se janë shkruar në momente përplasjesh të mëdha dhe reflektimesh të thella psikologjike rënda tyre Kjo i shndrron ata, më shumë se rrefime, në një lloj përbetimi shpirtëror dhe një akt çlirimi nga ankthi mbytës i realiteteve ku jetojnë
Në krijime të tilla, ku jeta dhe vdekja, dashuria dhe divorci, lindin nga njera tjetra, koncepti egzistencialist mbetet gjithmonë mbizotërues. Duke u ndeshur cdo ditë me botën e nëndheshme të krimit një individi si Thesprot Çami, i duhet ti bëjë sytë katër dhe të ruhet sepse ecën në një rrugë të mjegullt dhe të pasiguritë, ku pabesia dhe plumbat pas shpine janë kryefjala Njerëzit e botës së nëndheshme të krimit, me të cilët ndeshet, janë vizatuar vazhdimisht me një gri enigmatike, dhe një ulërimë të thekshme që të kujtojnë përbindshat Nga këto ulërima nuk shpëtojnë as tregimet të cilët vishen vetvetiu me një ajër të dhunshëm, aq sa pena përshkuese e autorit, e ka të vështirë të shpëtojë . Përballë tyre urrejtja e autorit, nuk mund ta përmbajë veten dhe aparati krijues i tij vihet në punë me kohë të plotë. "Thesprot çami hyri me një valixhe në dorë
Ajri ishte i rëndë Tym, alkool,dhe kokainë mbi tavolina Dy burra me fytyra të mpira," pinin viza kokaine dhe e shikonin pa folur.. Autorit i mjaftojnë vetëm pak fraza, për të karakterizuar personazhet e tij duke e orientuar lexuesin lehtësisht drejt portës komunikuese Racionaliteti i tij, nuk prishet edhe kur i duhet të përshkruajë, takime dhe skena të ndezura dashurie. Ndonjëherë ai i drejtohet gjuhës së gjesteve, përballjet e dy vështrimeve, dhe dridhjes së gishterinjve. Një gjuhë e tillë është e mjaftueshme, që mes objektit artistik dhe shkrimtarit të krijohet një urë komunikimi dhe të vendosen raporte të ngushta bashkëpunimi Natyrisht kjo është aftësi e tij e lindur, si një gjuetar subjektesh, por edhe tregues i një talenti, që di të nxjerrë prej tyre, atë ç'ka kërkohet Në tregimin tjetër, atë me titull "Zonja T, në dy kohë, autori tenton të ridimensionojë dy kohët e jetës se një gruaje, të rangut të lartë anglez, nëpërmjet , nënvizimit të proçesit të metamorfozës. Evidentimi i blloqeve të kundërt, që nuk mund të rrijmë të qetë asnjëherë së bashku, por shtyjnë me egërsi njeri tjetrin, janë karakteristikë për tregimet " Drane e bjeshkëve të namuna," "Amaneti" etj Drane një vajzë, që ju vra dashuria dhe ëndrra për tu martuar me Fatmirin, nga ligjet dhe doket zakonore të malëve, ato vazhdojnë të jenë ende aktivë në disa zona, s'pranon ti bindet urdhrit të të atit, për tu martuar me një plak të ve serb Klithma e saj" Po ma vret shpirtin babë", nuk është vetëm një akuzë, por edhe një reagim kundërvënës, ndaj atyre, që e masin kohën akoma me kalendarë të vjetëruar dhe të dalë jashtë kujtese.Autori e sheh dramën e kësaj vajze, si pjesë e atyre dhjetra grave dhe vajzave të dhunuara, para të cilave shoqeria jonë mbyll sytë dhe as që do t'ia dijë fare.
Karakteristikat e këtij tregimi janë pasqyrimi i anës psikologjike të personazhit dhe motivimi i revoltës. E kundërta këtij, pohimi, mbetet Amina, vajza boshnjake, që përjetoi mbi vete tmerret e luftës dhe gjenocidit të tmerrshëm serb. Ajo u detyrua te emigronte në Londër për të shpëtuar jetën, por nuk pranoi të heqe dorë nga identiteti i saj edhe përkundër trysnisë që një qytet metropol,si Londra ushtron mbi emigrantët Përkundrazi Jo më kot autori merret gjatë me karakterin e saj, duke i shfaqur hapur adhurimin dhe nënvizuar fisnikërinë, forcën e karakterit dhe shpirtin e qendreses së një njeriu ballkanas, . Të gjithë tregimet e vëllimit "Flakët e ndaluara",ndonëse ngjajnë si retrospektiva dashurish të shkuara, më shumë se kaq , janë përpjekje të autorit për të mbajtur gjallë nostalgji të e tij të shkuara, por edhe për t'iu shkruar grave të jetes së tij, nga një hymn dashurie. Imazhet e gjallë dhe fryma e ngrohtë që të shoqëron edhe mbas leximit të tyre, më japin të drejtë. Ilir Kushi, vjen në letërsi, mbas një përvoje të gjatë udhëtimesh nëpër botë, dhe mbas njohjeve me shumë tipa dhe karaktere.
Një udhëtim i vërtetë zbulimi, nuk qëndron në kërkimin e peisazheve të rinj thotë Marsela Proust por në të pasurit sy të rinj. Iliri ka qenë dhe mbetet i vetëdijshëm për domethënien e këtij postulati, ndaj mbas çdo vënd ku ka shkuar , është ulur, të mbajë shënime, të gjata, të vizatojnë dhe të identifikojë. Kultura e gjerë dhe aftësitë e tij narrative kanë dhënë ndihmesën e tyre në këtë proçes.
- [ ] Ilir Kushi-Një zë aktiv në letërsinë bashkëkohore shqiptare - [ ] Ilir Kushi i përket atij brezi shkrimtarësh shqiptarë që janë formuar mes ndryshimeve të mëdha shoqërore dhe u përballen herët me kontrastet e një shoqërie në tranzicion,gjë që do linin gjurmë në ndjeshmërinë dhe intuitën e tij letrare. - [ ] Rruga e tij jetësore e ndërthurur me emigracionin është një rralitet si dhe për shumë autorë shqiptarë dhe është shndërruar në burim reflektimi dhe frymëzimi si autor librash .
- [ ] Jeta i ofroj z.Ilir një kënvështrim tjetër mbi identitetin,kujtesën dhe marrëdhëniet e individit me rrënjët e veta në një dimension të veçantë.Ky distancim fizik por jo emocional e thelloj nevojën për të shkruar si një mënyrë për të ruajtur dhe stampuar lidhjen me gjuhën,kulturën,historinë dhe përvojën shqiptare.
- [ ] Në letërsinë e kohës ai shfaqet kryesisht si autor tregimësh ku më së shumti zë vënd ttegimi i shkurtër dhe proza narrative ku vërehet një prerje për të ndërthurur elementë autobiografikë me imagjinatën artistike.
- [ ] Personazhet e tij janë njerëz të zakonshëm që përballen me dilema morale,dashurore në kujtesë dhe në kohë.Ai pasqyron një të shkruar me gjuhë të thjeshtë për pdo moshë dhe nivel inteligjencë të ngarkuar me emocione duke krijuar një raport të afërt mes lexuesit dhe botës që na rrethon.
- [ ] Në veprat e tij “Amaneti”,”Gjuha e dashurisë”,”Haideja-vajza e Ali Pashë Tepelenës”,autori paraqet interes jo vetëm për jetën intime të personazheve por dhe për historinë dhe figurën e tyre.
- [ ] Ilir Kushi nuk vjen si dekor i largët por si pëtvojë e gjallë që ndikon në fatet dhe në tregimin estetik të fateve njerëzore dhe formimin e identitetit kolektiv.
- [ ] Stili i tij karakterizohet nga një gjuhë e thjeshtë ,e ngjeshur dhe me kujtime ,ku rrëfimi dhe emocioni kanë më shumë rëndësi se ornamenti formal.
- [ ] Duke analizuar pak më me hollësi librin e tij”Flakët e ndaluara 2”me tregime të shkurtëra d gjen veten me ngjarje në kohë dhe hapësirë si në Londër e Golemn,në Milano dhe Paris dhe gjetkë duke shijuar si romantizëm,ashtu dhe histori dhe indicie të këtyre vendeve nl gjithë dimensionin e përshkromit fin letrar.
- [ ] Më ngjalli kërshëri për tu kexuar dhe analizuar ky libër,ndjesi e shprehur bukur nga autori në pdo tregim.
- [ ] Te tregimi “Violinisti”,djali nga Tirana i braktisur dhe ndjekur nga shushunjat e regjimit monist ku si pasojë ngeli pa shikim,nuk fliste dhe nuk dëgjonte dhe kish emigruar dhe luante violinë në dalje të metrosë së Manhattanit e gjetkë për të gjetur pak qetësi shpirtërore. - [ ] Apo pesha e romantizmit e kthyer në dashuri tek tregimet “Madam battarflay” dhe “Vajza e akullore”,ku në të parën,nga një dashuri e ndaluar lindi djali me një talent të rrallë dhe i rritur luajti në teatrin e operos së Tokios,apo në tregimin tjetër librashitsi ushqen një dashuri të pastër me shitësen e akullores. - [ ] Një pjesë e tregimeve duken si një sintezë e një jete reale të autorit duke e trajtuar hijshëm nga ana letrare. - [ ] Prekës tregimi”Vëllai im Antoni nga komunitrti rom”ku pasqyrohet përpjekja për t’mos bullizuar dhe ndihma e shokut të tij dhe ku gjen vend një thlnie e vjetër rome”Sa herë që ti sheh diellin,kujtohu se të njejtin diell shoh dhe unë”. - [ ] I ndjerë dhe tregimi”Amaneti”ku amanetin e kryqit të nënës së sëmurë të Antonit që jeta i shkoj ferr shkoj në vend nga një shok i tij dhe kjo falë dhe nënës së shokut që megjithëse e fesë islame e lejoj të birin ta kryente amanetin gjë që tregon mesazhin e pastërt të bashkëjetesës fetare. - [ ] Të bukura e të thjeshta,megjithëse të shkurtra janë dhe tregimet e tjera si “Hebreja,një kujtim dashurie”,”Një vrasës dhe dashuri në Paris”,”Boshnjakja e dashuruar”,”Një nesnatë në Casablanca”,”Trup i panjohur”etj,ku pasqyrohen realitete,ngjarje me personazhe për tu lexuar dhe shijuar me ëndje. - [ ] Ndsj e cilësova sa më sipër që z.Ilir Kushi është një zë aktiv në letërsinë bashkëkohore shqiptare,sidomos në hapësirin e diasporës ku shkrimi përveç talentit në bisedën tregimore jep një mesazh të qartë për të ruajtur identitetin dhe për të ndërtuar ura mes vendit të origjinës









Comments