top of page

Agim Bajrami: Një poezi me vështrim nga yjet.

  • Jun 11
  • 5 min read

 

Refleksione  për vëllimin poetik "Andej kanë rrugën yjet "i Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 Ka shumë poetë në tregun e sotëm të librit ,që edhe pse nuk janë lakuar nëpër media televizive dhe media të shkruars ,të befasojnë që në leximin e poezive të para

Kjo jo aq për  trajtimin e temave të mëdha dhe sasinë e metaforave  ,sesa për natyren e tyre të brishtë dhe prirjen për të sjellë para lexuesit  edhe ato të ashtëquajturat tema të vogla ,që plotësojnë  jetën tonë të zakonshme ,me kthesat dhe përthyerjet e saj të herepashershme

Duke lexuar poezitë e autores Fatbardha Xhani Myslimaj, mbushesh menjëherë nga ndjesor, dalë  nga thellësitë e qenies,se saj   i gatshëm për tu shndërruar në një bashkëbisedim të ngrohtë   ,ose për tu bërë këngë dhe mesazhe jetësore ,Këtë e vëmë re qoftë  duke lexuar poezitë  'Tek ai cast i vetëm "dhe "Nëse ndodh të të harroj " ku retrospektivat e ngarkuara me kujtime të bukura, arrijnë të krijojnë figura atipike  imazhe dhe  gjëndje të vërteta emocionale Në këto krijime, parësor nuk është fokusimi i  objektit poetik  ,por riformatimi   dhe veshja e tij me ngjyrat më të bukura të shpirtit 

" Atë sekondë kur ti më fole

Kur unë të fola

Kur ti më heshte

Kur unë të heshta kur ti më desheKur unë të desha

Mos e harro

Një e vetme ka qenë

Të kujtohet ?


Fatbardha Xhani  Myslimaj
Fatbardha Xhani  Myslimaj

 Të tilla poezi nuk janë  vetëm kumtim i një ndjenje ,por edhe një akt zhvendosje nga një gjëndje shpirtërore në tjetrën nga një reliev i qetë në një reliev ngjyra plot ,Lëvizjet e padukshme dhe ndryshimi i ritmit narrativ ,nuk lidhet vetëm me rrahjet e zemrës së autores  ,por edhe me ritmin emocional ,që mbjell ajo tek lexuesi i vëmëndshëm Eshte një dukuri    që nuk zbehet me kalimin e kohës ,por të shoqëron si pa ndjerë edhe më pas. Si çdo poeteshëqë beson tek dashuria dhe e ngre atë në kult autorja nuk mund të shkelë indiferente në  vëndet, ku dikur njohu shokun dhe dashurinë e saj të madhe të jetës ,por e bën atë objekt meditimesh

Me një gjuhë të pasur dhe të zhdërvjellët ajo shkrihet intensivisht brenda tyre  duke  shenjuar ato me varg dhe me frymë  Në poezinë "Kohë dashurie " elementi kohë veçohet nga të tjerët  për tu parë me tjetër sy  dhe për tu veshur me ngjyrat dhe metaforat më të bukura

E vetmja dëshirë e autores  është  ndalja  e çastit ,dhe rikthimi i poezisë në një makinë kohe

Shpërfaqja e marrëdhënieve mes poetes dhe të dashurit të saj, më shumë se veprim mund të merret edhe si një përpjekje rizgjimi dhe rindërtimi nga e para të ngjarjeve

Edhe pse gjithçka zhvillohet në një peisazh të verdhe dhe të begatë , si në pikturat  e  Van Gogut ,gjuha e blerimit dhe e një pranvere të vonuar është mjaft e dukshme 

Natyrisht që rrëfimi poetik ,nuk është i qetë ndaj shoqërohet si gjithmonë me një asimetri të dukshme gjërash rreth e rrotull

Ishte kohë pjekjesh"  ,thotë ajo ,por edhe kohë shtegtimesh ,kohë vozitjesh dhe kohë mushti Gjatë gjithë kohës së rrëfimit poetesha mbështetet fort tek ora e kujtimeve ,tek gjestet e zogjve ,mjelmave qiellit dhe reve Vargu i saj e dashuron metaforën ,pasi është e vetëdijshme ,për forcën dhe aftësinë e saj ,por nuk ngurron ta shoqërojë atë edhe me kumtet e duhur filozofikë

Varfërisë sime të qumësht mbuluar me kujdesje të ngrohtë mëme

Ia qëllonin xhamat e kristalte me gurë

Ziente nën lëkurën e ftohtë vullkani i nxehtë i dëshirave të ethshme

Në mijra vezullime

Të tretshme

Të paprekshme

Ky krijim dhe shumë të tjerë si ky  janë vërtetë kohë dashurore ,që të mbeten në kujtesë ,si për nga struktura e ndertimit ,ashtu dhe terësia e elementëve artistikë që e përbëjnë atë

 .Edhe kur janë të shqetësuara ,edhe kur rrokjet e saj fërgëllojnë nga lumturia,  këto poezi nuk e humbasin ekuilibrin dhe vokalin ndjesor ,Përkundrazi Nl to fjala ,ngjyra dhe detaji kanë funksionet e tyre përkatëse ,,por nuk qëndrojnë asnjëherë indiferent ndaj njëri tjetrit

" Efekti poetik thoshte Umberto Eko ,për këto lloj krijimesh ,është aftësia e një teksti ,për të gjeneruar lexime dhe kohë të ndryshme  ,pa u shterruar plotësisht asnjëherë

Kolonat bazike mbi të cilat e vendos narrativën e  saj poetike autorja dhe natyrshmërinë me të cilën ajo komunikon me heroin ose heroinën e saj lirike,janë kolona të përbëra prej dritës dhe dashurisë njrrëzore ,kolona që ndrisin si xixëllonja ,që fiken e ndizen,në realite dhe në ëndrra .Shumica e këtyre poezive ,janë gjithmonë në udhëtim dhe kërkim të një ngjarje dhe historie të pabesueshme ,me pritje të  heshtura për një lojë.dashurie të munguar ,por edhe një cmëndurie casti ,gjithmonë me qeliza të ndezura dhe buzë që blerojnë.dhe çelin si gonxhe Të cliruara nga drojtja dhe pikëpyetjet e shumta  , qe shoqërojnë poezinë e një gruaje ,poezi të tlla ndihen të çliruara nga censura e brendshme e autores ,dhe kahu i tyre vështrimor është gjithmonë i drejtuar Andej nga kanë rrugën yjet

.Ndofta kjo është një nga aresyet që libri i porsabotuar i Fatbardha  Xhani Myslimaj krijoi tek unë një klimë të bukur leximi dhe përjetimi  dhe nuk më la ta hiqja nga duart ,pa e lexuar gjer në fund .Eshte e dukshme që shkrimi i poezive për këtë autore nuk është thjesht një akt fizik ,por edhe një akt shpirtëror dhe moral ,vendi ku autorja gjen rastin të rrëfehet dhe të shpallë konceptualitetin e saj intelektual për shumë nga hallet dhe  problematikat kohës së saj

Dhimbja do ketë përshkruar

Gjithë qelizat një e nga nji

Gjatë do flasë për mallin tim

Pulëbardhënkrahëthyer

Që faqet lan me ujë deti

Ose

Ne ishim dy ëndrra të kaltra ,veç dy ëndrra

O zot përkundeshim në gënjeshtra të verdha si polen lulesh

E putheshim e putheshim

Derisa zgjimi erdhi ,në një tjetër mëngjes

 

Shumica e poezive janë çaste të prekshme  ndjesorë , por edhe refleksione për cështje dhe problematika të ndryshme ,ndaj të cilave një grua dhe poete si Fatbardha ,nuk mund të qëndrojë indiferente. Si një poezi e vetedijshme, ajo ka shumë gjëra për të thënë, ndaj  nuk pret ti japin fjalën  të tjeret ,sepse  ajo   e di mirl vendin dhe funksionet e saj në shoqërinë, që i përket  ,Sigurisht që ajo e di fort mirë edhe postulatin e famshëm, të Oktavio Paz që poetët kanë lindur për ti zbuluar njeriut vetveten dhe botën

"Ndaje sonte me mua gjumin dhe pse mezi vjen vonë

Ndaje dhe ëndrrën që mbrëmë le përgjysmë nga frika

Shpupurise mendimin ,

bëje syth të gjelbër prilli

E do të vesoj qerpikun me ujë deti ,

sa të zbardhë dita."

Ndofta është ky shkaku, që pasi mbaron këtë libër lexuesi ndihet sikur ,sapo ka zbritur nga një vis i ëndërrt ,sa  kozmogonik ,aq  i prekshëm ,dhe abstrakt

"Andej kanë rrugën yjet , ndonëse ngjan me një orientim në udhët e kozmosit ,është në vetvete një tregues i rrugës drejt dritës  dhe dëshifrimit të lirisë së një poeteshe me vlera dhe një gruaje të emancipuar.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page