Aftësi



Astrit Lulushi


Thjesht quhet ‘Teori e Mendjes’, por përdoret për të kuptuar se nuk je vetëm ti që ke besime, qëllime, dëshira, emocione e njohuri. Teoria e Mendjes është e domosdoshme për të kuptuar se edhe të tjerët kanë besime, dëshira, synime dhe këndvështrime që janë të ndryshme nga të tuat; është aftësia për të imagjinuar, është diçka e veçantë, si të fjala, që vetëm njeriu e flet, dhe qëndron në thelb të të gjitha imagjinatave. Letërsia artistike thuhet të ketë ardhur në ekzistencë si mjet për të përshkruar Teorinë e Mendjes - Othello shpesh merret si shembull, ku audienca duhet të ndjekë njëkohësisht, këndvështrimin e sinqertë të Desdemonës, pikëpamjen plot xhelozi të Othellos, ndjenjēn keqdashëse të Iagos, plus, mendimin e autorit (Shekspirit) për çdo personazh dhe, në fund, pikëpamjen e secilit pjestarë të audiencës - pikëpamjet e tyre nxjerrin konkluzione të ndryshme megjithëse shohin të njëjtën shfaqje - pasi jo rrallë në jetë njeriu ndeshet me riprodhime karakteresh, ku negativi del si shembull që duhet të ndiqet. Njeriu mund të balancojnë zakonisht katër ose pesë shtresa këndvështrimesh të tjetrit.

Por pse njerëzit e zhvilluan këtë aftësi në nivele të tilla? Ndoshta me siguri sepse ishte e rëndësishme për të mbijetuar. Në kohë të lashta, në një fis ku dhuna ishte rutinë, klima ishte e ftohtë, natyra e ashpër dhe stomaku ishte bosh, të kishe një kuptim se çfarë mendonte tjetri ndihmonte të njihje dhe të shmangie rrezikun, lejonte të bëje aleanca dhe miqësi, të fitoje ndihmën e të tjerëve për të mbrojtur dhe ushqyer veten dhe mbarë vendin.

Ky talent i mrekullueshëm e bën njeriun të imagjinojmë se çfarë mendon tjetri, që nga moment i zgjimit, pavarësisht nëse ka ndërmend apo jo. Ai vazhdimisht i konsideron ndjenjat e të tjerëve ndaj vetes dhe përpiqet të hamendësojë arsyet e sjelljes së tyre.

Pajisur me teorinë e mendjes, e cila, si edhe fjala, i erdhi si dhunti që e ndan nga kafsha, njeriu filloi të shohë këndvështrime në çdo gjë që ishte e rëndësishme për mbijetesën e tij - në qiell, mot, përrenj, burime nga pinte, pemë, ku preja mund të fshihej ose, që bënin hije. Kafshëve u dha personifikime, nga të menduarit e të cilëve duhej të kuptonte nëse do t'i gjente dhe t'i gjuante. Pothuajse çdo gjëje mund t'i jepej një karakter ose shpirt. Njeriu kërkonte ndihmë nga këto qenie, ashtu si kërkonte ndihmë nga tjetri. Për t’i kontaktuar këto shpirtra, njeriu zhvilloi rite, ku kalonte deri në ekstazë, - mund të mjegullonte, të qëndronte për dekada në krye, duke shtypur, vrarë e duke prerë - dhe zbuloi se ishte gjithashtu i aftë të shpikte edhe perëndi të reja, në formë partie, me të gjitha mjetet bindëse të frikës e torturës. Tani, nisur prej këtyre, do të ishte e panevojshme të thuhej më, se sa shumë, shumë më tepër i aftë është njeriu në rrethana të caktuara.

6 views

Shkrimet e fundit