top of page

ADN-ja e dashurive të rrënjëve


ADN-ja e dashurive të rrënjëve

Fatmir Terziu

… e kuptova nga sytë ...

për dashurinë gjerbjet janë dritë edhe pas ikjes

se bota aq shumë e ngjizur mbillet nga loti yt

për këtë ekziston nëna ime

për këtë jam dhe unë në këtë jetë

deri tek Heshtja jote fisnike

ndërsa vegimi lahet si hëna në molin e largët

memorja është lojë e mendjes dhe kapakëve të shushatur

e ndërsa buzët përcjellin aq ajër sa u duhet mushkërive

të brendashkruhet oksigjenisht në ngrohtësinë e gjakut

dashuria tjetër

e bardhë dhe e bukur

dashuria po aq e vjetër

ndoshta ngaqë toka ua kërkon këmbëve

ADN-në e dashurive të rrënjëve…

41 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page