ADELË GJOKA
Mbrêmë u shua një lule,
u përgjak toka
me shpresat e këputura
iku Adelë Gjoka !
Për punën e ëndrruar
s'i ndihmoi diploma,
borxhet s'i shlyenin dot
i ati as e ama !
17 nëntor 2019
LUM KOSOVA, LUM SHQIPËRIA
Trupgjati mendje plot,
për atdhe s'mendon dot !?
Dredhi bën natën e ditën
t'mos ia lëshojë askujt karrigen.
Drogë , varfëri edhe mjerim,
jug- veri, lindje- perëndim
zhytur kanë gjithë Shqipërinë !
Ofshajnë pleqtë, mallkojnë rinia
fshat, qytet udhëheq mafia.
Trupgjati mendje plot
me një këmbë mësyen në Evropë,
tjetrën kthyer nga Serbia,
lum Kosova, lum Shqipëria !
J.Z. , Dilbeek , më 17 nëntor 2019
"MATANË" KUFIRIT
Kujtimet e fëmijërisë për atë tokë "matanë" kufirit
ruhen në mendje si prushi mbuluar me hi bliri
dhImbja , as malli s'pushojnë për ato faqemali
luginat me shkëmbinjë parasysh më dalin
bashkë me lodrat që luanim në vërri
dhe ogiçat me kêmborë tufave tuj u pri.
Varret nën lisa si libri në dorëshkrim
të rrafshuar presin kohë që do të vijë,
t'i gjykojnë dy gishtërinjët e 81 kuvendarëve
që lanë jashtë kufirit gjak e tokë të të parëve..
J.Z. , 16 nëtor 2019
TRUPIN NË ATDHE
Trupin në atdhe,
mendjen në Beograd,
me Shengen - Serbi,
Rama turr e vrap !
Fjalët bombastike
si ai kush s'i ka
për atdhetarizëm
flet pa ia nda.
Duart si shqiponja
të lidhura me Ramushin
kanë ngelur në kujtesë
si kur laget prushi.
Nênat kosovare
s'të urojnë rrugë të mbarë
nesër, as sot,
pa pasaportë
në Beograd të shkosh
J.Z. ,Bruksel, 10 nëntor 2019
MINI SHPËTIMTAR
Pakush e quan mi,
të shumtë i thonë maus,
ai shpëton nga lodhja
jo pak "studiues" !
Me minin shpëtimtar
shëtisin n'internet
për disa orë
arrijnë sa dikush
që i duhen shumë vjet.
Fusha e gjuetisë
librat e Wikipedia,
sikur valëlumi
u shtohet krijimtaria.
Pa hequr pikë as presje
veç me "copy paste"
botojnë në gazeta
në nga pesë a gjashtë.
Nami u shtohet
fal minit- mausit
dija kështu nxirret
dhe nga fundi i pusit.
J.Z., 7 nëntor 2019
Comments