top of page

A u shpëtua nga kriza tregimi i shkurtër?


A u shpëtua nga kriza tregimi i shkurtër?



Nga dyert e Ministrisë së Kulturës, jo shumë kohë të largët më parë, dolën disa fjali që në thelb kishin atë që thuhet se tregimi i shkurtër është “në krizë”. Për fat të mirë, tashmë nga Çmimi i dhënë në vitin 2020 për tregimin e shkurtër të botuar në vitin 2018, duket se fjala “krizë” është eleminuar. Atëherë menjëherë një botim me iniciativën e shkrimtarit Vasil Premçi nxorri në dritë një vëllim antologjik me tregime të titulluar “Pena e vjeshtës së artë”. Në publikimin e ditës promovuese të kësaj antologjie mjaft profesionale, fjalia “Duket se prej vitesh shkrimtarët shqiptarë janë në udhëkryq, ndërsa letërsia e tyre jo.”, solli edhe një shkundje të aparatit kulturor shqiptar. Për këtë antologji ku janë përmbledhur tregimet e 71 autorëve, promovimi u bë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, në ambientet e sallës UNESCO. Por përsëri kjo nismë u duk qartë të binte në një zhurmë-grahamë institucionale me “nuk do ta kthejë atë në lavdi.” Më pas një tjetër Antologji përfshiu 101 autorë dhe ndoshta … u duk qartë se elementi “krizë” ishte gjetkë, por jo tek tregimi i shkurtër.

Tregimi i shkurtër është një formë letrare për të cilën në fakt shpesh edhe në mjediset më të përparuara të këtij zhanri thuhet se është në krizë. Aq më tepër kjo u duk edhe në Britaninë e Madhe kur vetë BBC ngriti një fushatë në vitin 2002 për ‘Shpëtoni tregimin tuaj të shkurtër’, duke botuar një antologji në internet me titullin alarmues “Speciet e rrezikuara” dhe, më vonë, u dha dhe një Çmim Kombëtar për Tregimin e shkurtër.

Në gjasat rrjedhëse, së pari kjo tregon se duket e përshtatshme, pra, që një formë arti e deklaruar rregullisht, ka nevojë për një avokim të pasionuar, mbështetje publike dhe fonde bujare, pra duhet të jetë mediumi i zgjedhur për të mbajtur gjallë dhe jashtë krize, pikërisht këtë, pra tregimin e shkurtër. Kur u botua “Pena e vjeshtës së artë” me shpenzimet personale të shkrimtarit dhe studiuesit Vasil Premçi, zyra e institucionit heshti dhe të tjerët u bënë palë me shkalllët e Pallatit të Kulturës, ku kafenetë janë vetëm për thashëtheme. Askush nuk tentoi më tej. Askush. Asnjë bamirësi nuk u ndje. Asnjë ndihmë. Ndryshe ndodhi në BM. Atje u aktivizuan dhe u ndihmuan madje dhe të rrinjtë. Një numër i madh i kontribuesve, të cilët formojnë një A-Z të skenave letrare bashkëkohore britanike dhe amerikane, të shqetësuar me marrëdhëniet ndër brezave, duke theksuar se si prindërit formojnë karakterin e një personi, u gjendën bashkë dhe kontribuan të dilej nga kriza e tregimit të shkurtër. Dhe kështu u bë një libër për bamirësi, i quajtur ”Libri i njerëzve të tjerë”. Shkruar për bamirësi, vetë “Libri i njerëzve të tjerë” ka një ajër bamirës për të. "Libri i njerëzve të tjerë" është një lexim i këndshëm, por duket se një shkak i mirë, apo inisiativë, nuk është mjaftueshëm për të bërë një libër të shkëlqyeshëm, por për të ndihmuar në vëmendjen institucionale, në largimin e mendjeve nga “kriza”.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page