
A shkulen ëndrrat?
Fatmir Terziu
… shtëpia ka mbetur e thirrur në të shkuarën
vërtitet e Sotmja për t’i bërë uratën së Ardhmes
mamaja sa herë pëshpërit me veten kur vjen Fjala
për të askush nuk ka ikur
as Ti vet
trishtimi s’duhet fshehur
loti nuk jep bereqet
kurse sytë vetvetiu mbrolin Qiellin
e asfalti
sikurse halli dhe malli
lagen me cifla të lëngëta
kërcet bulëza e damari nga balli
dhe hyn tufani
dita zbardhet menjëherë
(a shkulen ëndrrat?)
shamia shtrydh lumenj… edhe këtë herë.

Timo Merkuri
Nje nisje madhore ( ne pese vargje), e denjë per balada... Urime.