A MË PRANONI ?! ( Mikeshave, Miqëve poetë)
Lirikat tuaja i lexoj me ëndje Unë gjyshja rrudhashumë Poor, Dashurisë i këndoj ndryshe Se Dashuria ka peshë të rëndë.
Dashuria për mua ka fytyrën e mbesës Ka stërmadhen peshë të lotit të nipit Ka rrudhat e lodhjes tek balli i birit. Por dhe errësimin në bebezën e syrit për ndonjë qortim të pamerituar të bijës-nuse tek ne stacionuar.
Pranomëni në gjirin tuaj Dhe pse e paaftë Që të rrëmbej nga ju një lëvdatë. Por besoj e shpresoj se një kafe të ëmbël me ju e kam hak. e meritoj.
Comments