Ju ka ndodhur ndonjëherë të zhyteni në honin e harresës, pikërisht kur të kaplonë një hije trishtimi? Heshtja të rrëmben ndjenjat dhe emocionet, të cilat fillojnë e luajnë me ty dhe ti ndjen një fare zhgënjimi nga vetvetja.Në ato momente jeta ka marrë ngjyrat e trishtimit,kujton thellë në shpirt sesi ke ndrydhur jo pak raste pikën e lotit në situata të vështira që të kanë trazuar mendimet.Vetiu fillon të bësh bilancin e jetës tënde plotë kurbe.
-- Çfarë bëra në këtë jetë?
- Kush ishin pritshmëritë e tua?
- Po zhgënjimet?
- A arrita synimet, këndvështrimi për jetën?
- Mos vallë ke dështuar? A ka triumfuar e mira mbi të keqen?
Kujton forcën që i ke dhënë vetes për t'u ngritur mbi problemet e shumta që dalin në jetë.Fillon e gjykon veten e më pas të tjerët me shumë kujdes, duke ruajtur sensin e durimit, arsyetimit, por me një ndjesi frike se mos ke kaluar masën e ke gabuar.Mbetesh ashtu mendueshëm dhe buzët pëshpërisin ato fjalë apo ngjarje që të kanë brengosur shpirtin e të rrëqethin. Vazhdon e tret shikimin në labirinthet e kujtesës. Heshtja e gjatë të humbet fjalët, kështu të lind dëshira të shkruash.Mendimi flateron hapsirës së lirë.I zbraz të gjitha kujtimet ashtu si i ke regjistruar. Lotët sigurisht fillojnë e lodrojnë në sytë e tu e ti i shkund si pema pikën e shiut.Herë ndjen një paqe shpirtërore me veten e herë fajtore.Vazhdon përqëndrim pa e thyer heshtjen në atë eksplorim të jetës tënde.
Kështu pra, rend ndër vite, ndër ato gjurmë të lëna pas dhe duke i qartësuar më mirë në letër, fillon e fshinë pluhurin e harresës viteve të kujtesës. Kujtimet kështu marrin jetë dhe fillon e komunikon me to. E shkuara bëhet një me të tashmen. Vazhdon e shkruan pa i menduar për t'i dhënë ngjyra të ndezura , apo forma të bukura këtij shkrimi të historisë së jetës tënde.
Pse jeta nganjëherë të sjellë pa trokitur kaq uraganet të vrullshme të papritura, apo shtjella dallgësh të cilat të sulen pa mëshirë mbi kurmin tënd dhe ti e pafuqishme kolovitesh si një gjethe vjeshtake . Ti kupton se po të përpinë pamëshirë duke dorëzuar fatin tënd në duart e atij përbindëshi, uragani mëkatar që flirton në ato momente me ty, me dhimbjen tënde e cila të ka ftuar deri në zgribë.Mundohesh e përleshesh të mos të rrëzojë, duke mbledhur forcat e mbetura. Kërkon të bëhesh uragan e të ngrihesh mbi dhimbjen. Ndërkohë lotët derdhen ,të errësojnë shikimin ndërsa ti qan fatin tënd ndërsa ke mbetur e rrethuar nga ajo sëmundje.Të mbetet të mbështetesh në një tis të hollë shpresen edhe se pushteti i tij po të gllabëron pak nga pak me atë pabesinë e tij. Një thëllim drithërimash pushtojnë qenien në ato momente të pashpresa. Ajo, Korona apo kovid, filloi të përthithë tek unë energjinë pozitive të qenies time duke më bërë të hutuar, shushatur sa nuk po arrija të arsyetojë, kjo më trembi shumë...
- Epo, në fund të fundit mora nga jeta gjithçka që kisha nevojë.Apo???
Fillon e pranon dhe atë gjendje ku je futur në saj të shpreses dhe besimit në ZOT.Eh, ky besim të bën të ëndërrosh në ëndrra shumë embrionale duke mos ditur a do t'u japësh formë apo jetëgjatësi. Kështu nxiton të shkruash plane apo histori të pluhurta të cilat kurrë s'ke menduar t'i shkruash duke harruar identitetin tënd social që në fund të fundit më ka bërë krenare...Së fundi,fillova të kyç dhimbjen brenda vetes time. Por, javët kaluan dhe dhimbja bashkë me to, ja pra ku jam, vazhdoj frymoj e shkruaj. Misterin e jetës nuk arrita t'a kuptoj, por ligjin kardinal të universit po: " Është DASHURIA".Bëj vetëm mirë!
Faleminderit Zot dhe ju doktoreshë Rudina Gjini Beci që më kuruat me aq kujdes!
Comments