top of page

A ka te “Rilindja”e Ramës ndonjë “socialist” pro Kosovës?!


Skënder Kapiti

A ka te “Rilindja”e Ramës ndonjë “socialist” pro Kosovës?!

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kur them a ka ndonjë socialist shqiptar pro Kosovës këtu e kam fjalën jo për një pakicë socialistësh të vërtetë shqiptarë, por për ata socialistë të konvertuar në Rilindas për interes të ngushtë pushteti e përfitimi të cilit i janë përulur autokratit deri në servilizëm të vërber e të shpëlarë, të pa identitet e të pa personalitet.

Por antiKosovë janë edhe shumë media në Shqipëri të cilat gatuajnë çorbën e Beogradit si dhe shumë gazetarë e opinioniste injorantë, serbofilë , servilë e mercenarë të parasë së huaj që mbrojnë ndarjen e Kosovës dhe minishengenin.

Kosovë mos u “habit” për atë se si vepron e punon kundër teje sot Edi Rama pasi e majta e sotme , dhe jo vetëm ajo por edhe shqiptarë të tjerë në partitë e tjera politike dhe kushdo pushtetarë i lartë në Shqipëri akoma janë të infektuar nga ideologjia internacionaliste prosllavo-serbo-rusofile. Ky minishengen i sotëm është vazhdimësi e politikës së Toptanit, Zogut ,Hoxhës, Nanos e Berishës. Sot binomi Rama-Vuçiç sjellin në kujtesë edhe marrëveshjet, miqësitë e vëllazëritë antiKosovë Toptani-Pashiq, Zogu-Pashiq, Hoxha-Tito e Popoviç, të kujtojnë Berisha-Fazlliq e Bulatoviç, Nano-Milloshevic, Meta-Xhinxhic dhe Rama,Meta-Tadiq. Prandaj nuk duhet të habitet askush në Kosovë vetëm me Ramën, pasi Rama doli hapur si proserb , por të tjerët kanë qenë edhe të rrafinuar, tinëzar dhe hipokritë me Kosovën, por që Rama e vulosi atë se cfarë kurrë nuk e kanë besuar shqiptarët e Kosovës, pabesinë e Tiranës politike kundër saj, historikisht.

Prindërit dhe Xhaxhallarët e mi, unë dhe vëllezërit e mi gjithmonë i kemi demaskuar në kohë këto marrëveshje e intriga dhe këtë politikë antiKosovë por mjerisht te shqiptarët e Kosovës gjeje një miopi apo më sakt një kundërshti deri edhe në fanatizëm: disa si zogistë , të tjerë si enveristë , të tjerë si nanoistë e berishistë. Për shqiptarët e Kosovës ishte e justifikueshme pasi ata e respektonin politikën dhe regjimet në Shqipëri sepse ata besonin dhe adhuronin Nënën Shqipëri, ashtu sikurse thoshte Hasan Prishtina i madh:”Edhe me djallin do bëhem aleat e ortak, vetëm Kosova të clirohet e të bashkohet me Nënën Shqipëri…”

Tashmë këto të vërteta nuk mundet më askush që t’i mohojnë sepse koha po i nxjerr dhe po i verteton ato. Dhe pse ne i kemi kundërshtuar këto atehere dhe në kohë, gjithmonë në Shqipëri asnjë politikë nuk na ka afruar, pasi kemi qenë kundër tyre, dhe guximshëm edhe i kemi kundërshtuar, derisa edhe jemi luftuar ashpërsisht e ndëshkuar e burgosur politikish në Shqipëri për Kosovën.

Ky minishengen që u mbajt në Durrës është një megatradhti e radhës nga politika e Tiranës kundër Kosovës, është një proSerbi dhe antiKosovë e hapur edhe si marrëveshje, është kundër aspiratave shqiptare pro BE, dhe pro të atyre serbe antiBE, por është dhe kundër linjës eurointegruese të politikës së BE-së.

Në kuadrin e takimeve për minishengenin neojugosllav që u mbajt në Tiranë, Durrësin e vizituan binomi antiKosovë Rama-Vuçiç, R-V.

Ky binom antishqiptar ka protagonistë të saj dy bashkeideatorët edhe të idesë famëkeqe neogarashaniniane, neoandriq e neoqosiq kundër shqiptarëve për coptimin dhe ndarjen e Kosovës, ka Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Para disa ditësh krimineli serb Vuçiç injoroi dhe mohoi masakrën dhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, aktor i të cilit ka qenë edhe vetë ai si Mlladiq, Karagjiq e Millosheviç, dhe ai është edhe sot armiku më i madh kundër shtetit e pavarësisë së Kosovës por që pritet, nderohet e respektohet nga Kryeministri i Shqipërisë E.Rama , për t’i dhënë atij imazhin e humanistit, “filantropit” e për ta rehabilituar antishqiptarin Vuçiç e çon atë për të parë rrënojat e tërmetit në qytetin e Durrësit.

Shiko se çfarë injorance përdor kryeministri i Shqipërisë kur ai nuk ka dhe as nuk ndjen gjë për krimet dhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe ku për Kryeministrin e Shqipërisë shqiptarët e Kosovës prej tij nuk konsiderohen shqiptarë, pasi ai përderisa në Durrës fton dhe shëtit me Vuçiçin duke i treguar atij dëmet dhe fatkeqësitë që tërmeti u ka shkaktuar shqiptarëve në Durrës , a thua se Vuçiç ndjen dhimbshuri për shqiptarët e Shqipërisë sikur ata të ishin ndryshe dhe të tjerë nga shqiptarët e Kosovës.

Ky veprim i Ramës është antishqiptar dhe përçarës.

Ashtu sikurse është edhe përkrahja e tij për ndarjen e Kosovës dhe marrëveshja antishqiptare e minishengenit.

Shqiptarët dhe Shqipëria kanë ranë në një kurth të madh antikombëtar, ku fajtorë dhe autorë i atij kurthi me dashje apo pa dashje është kryeministri i Shqipërisë dhe një suitë jo e vogël politikanësh, intelektualësh e mediatikësh rreth tij.

Minishengeni pa Kosovën është një tradhëti ndaj saj, pasi ta thërrasësh Kosovën në këtë minishengen , kur lider i saj do të ishte Serbia, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe nga ana tjetër të marrësh e besh manovra dhe aventuara të tilla kur Kryeministri i Shqipërisë është kryesori edhe për krizën shtetërore që ka mvërthyer Shqipërinë, dhe ky fakt i jep shansin që politika shqiptarofobe në BE e kryesuar nga Franca të mos hapë negociatat për Shqipërinë, duke inkurajuar kështu një orientim tjetër antishqiptar të Tiranës, atë drejt Serbisë së Madhe me minishengenin ballkanik të kryesuar prej saj.

Prandaj minishengeni është megatradhti kombëtare.

Pyesim se si ka mundësi që asnjë socialist jo vetëm që nuk kundërshtoi por as nuk bëri asnjë kritikë të lehtë e as sipërfaqsore kundër projektit antiKosovë Rama-Vuçiç, apo nuk guxojnë sepse janë servilë , apo se janë serbofilë e kosovarofobë? Nëse për Ramën kërkohet shpallja non grada në Kosovë, të tjerëve ,atyre që u ka dhënë dekoratat miku i Ramës, Hashim Thaçi , atyre duhet t’u hiqen ato si p. sh. Anastas Angjelit, Petro Koçit etj., por edhe nëse ka një të tillë si proKosovë si Pandeli Majko, i cili hiqet si dashamirës i Kosovës, por edhe ai e Ismail Kadare heshtën për minishengenin.


14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page