top of page

A ka populli të drejtë të presë nga gjeniu?


Alfons Zeneli

Po bëhet goxha debat mbi Kadarenë. Pse heshti, pse nuk u prononcua për Teatrin Kombëtar ku është luajtur edhe ndonjë pjesë e tij. Së pari dua të theksoj se personalisht nuk kam asnjë lloj tendencë kundër tij, perkundrazi.

U tha se gjeniu nuk preket, nuk shahet etj etj. E vërteta është se Kadareja figuron si shkrimtari më i mirë shqiptar dhe me nam ndërkombëtar. Por ai nuk është aspak gjeni. Por edhe sikur të Ishte, a nuk ka të drejtë populli i shkretë t'i kërkojë gjeniut ndonjë mendim prej gjeniu?

Nga ana tjetër ndjekësit e tij fanatikë na mesojnë se çdo fjalë që cënon gjeniun është blasfemi. Unë nuk dua ta zhvilloj këtë temë paqesisht, jo si konflikt grupimesh. Meqë është gjeniu i kombit do të duhej të prononcohej për një vlerë si Teatri Kombëtar. Sepse gjeniu jep mend. Më kujtohet që Kadareja ishte shumë i ndjeshëm ndaj çështjeve bashkiake. Është e njohur letra publike e tij ku i kërkonte Lulëzim Bashës të terhiqej nga gara për kreun e bashkise. Apo letra e mbushur plot vaj e brengë për turpin që kishim bërë ne si komb duke sharë një aparatçike të rëndomtë e të perfolur me fakte për korrupsion të BE.

Ajo që na shqetëson ne heretikëve është fakti që kush është më e rëndësishme për gjeniun ? Nderi i virgjëreshës Vllahutin apo Teatri Kombëtar? Shtëpia e tij në Tiranë apo shtëpia e priftit reaksionar At Fishtës? Apo gjeniu është i zënë kur vjen puna për të folur gjëra që cenojnë udheheqësit dhe firmatarët vetëtimë të Bashkise së Tiranës? A ka populli të drejtë të presë nga gjeniu ? A ka të drejtë gjeniu ta quajë Vllahutinin çështje strategjike kombëtare ?

34 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page