top of page

A ka jetë diku tjetër?



Astrit Lulushi


Jeta në planete të tjera do të ishte zbulimi më i madh i të gjitha kohërave. Paradoksi është se njerëzimi ende nuk është kontaktuar nga asnjë civilizim tjetër. “Ku janë ata?", pyeste vazhdimisht Enriko Fermi, ndërsa galaktika përmban miliarda yje. Nëse një pjesë e tyre strehojnë jetën, atje duhet të jenë miliona civilizime. Por pse nuk i kemi parë?

Në 1961, Frank Drake shkroi mbi mundësinë e qytetërimit të huaj të kontaktueshëm që jeton në një planet tjetër në Rrugën e Qumështit. Teoria e tij dhe tregon se ka një shans që mund të bashkëjetojmë me një civilizim tjetër, por probabiliteti është mjaft i pasigurt.

Karl Sagan dikur sugjeroi që deri në një milion civilizime të huaja mund të popullonin Rrugën e Qumështit, por ai më vonë e rishikoi këtë ide, dhe të tjerët që nga ajo kohë kanë vlerësuar se mundësia është vetëm një, domethënë njerëzit.

Më shumë se gjysmë shekulli pasi Fermi bëri pyetjen e tij, ende nuk kemi dëgjuar gjë. Pavarësisht nga sistemet e komunikimit, askush nuk ka telefonuar. Sa më shumë që eksplorojmë, aq më të vetmuar ndjehemi. Asnjë shenjë e asnjë jete, madje as bakteret më të thjeshta, gjetur në Hënë e Mars, nuk tregojnë gjë. Shkencëtarët kanë kontrolluar shkëmbinj nga Hëna, por ata janë pajetë. Është sugjeruar që meteoritët nga Marsi mund të përmbajnë mbetje bakteresh, por akoma nuk është provuar nëse flluskat në ato shkëmbinj kanë jetuar në jetë të huaj, ose nuk janë ndotur pasi kanë rënë në Tokë, ose janë prodhuar nga procese natyrore gjeologjike. Kamerat në anijet kozmike kanë zbuluar sipërfaqe në Mars, asteroide dhe tani edhe një hënë në sistemin e jashtëm diellor - Titan, që rrotullohet rreth Saturnit. Por sipërfaqja e Marsit është e thatë dhe sipërfaqja e Titanit është e zhytur në metan të lëngshëm, megjithëse deri tani pa jetë. Hëna e Jupiterit, Evropa mund të tërheqë a shkaktojë lëvizje detesh nën sipërfaqjet e ngrira. Pra, uji mund të mos jetë aq i rrallë në sistemin e jashtëm diellor, duke rritur pritjet se një ditë mund të gjendet jeta.

Po në lidhje me kafshët ose bimët më të sofistikuara? Tani që planetet po zbulohen rreth yjeve të largëta, astronomët po planifikojnë të copëtojnë dritën prej tyre për kimikate që mund të mbështesi ose tregojë jetën. Këto misione mund të na gjejnë një motër Tokë në ditë, por nëse do ta bënin, do të ishte ajo e populluar me njerëz, peshq ose dinosaurë, apo thjesht kontinente dhe dete të zbrazëta, pajetë?

Ndërkohë, njeriu vazhdon me stilin e tij të jetesës. Zemra e tij digjet jo për çfarë është, por për çfarë mungon. Kështu, nuk mund të gjykohet. Në mungesë gjykimi humbet vlerën, si peshkatari që tregon e mburret se sa i madh është peshku që ka kapur. Kjo është bota jonē; e mjerë, e lumtur, e kotë, e shëmtuar, e vrazhdë, plot vuajtje, me gjithnjë e më pak shpresa, që e çon njeriun drejt vdekjes, gjithsesi ky i gëzohet çdo çasti, si ai që në moçal tërhiqet a tërheq të tjerët.

41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page