A janë strukur mes librave?


Dy miq: Vehap Xhindolli dhe Fatmir Terziu

Yjet u bënë të lehtë. Lehtësues… Lundruan kundruall vegimit tim përmes lumit të qumështit.

Pa asnjë hezitim. Pa asnjë dhunë. Ndërsa zhbirimi i madh retinor ende i tërheq, në zgjatjen e memorjes, dhe ende (i) gjerb. Gjerb! I papushimtë. Lëngu metafizik i jetës embrioni i dhimbshëm i kujtesës. Yjet janë yje. Dhe këtë Nëna ime e dinte. Ndaj ajo tashmë i përqafon në zjarrminë e tyre…

I bekoi dhe i bekon Nëna ime!

Dhe natyra e tyre e zjarrtë i ridimensionoi dhe i ridimensionon ata. Pothuajse i flakëron herë pas here. I nduk. I stilon. U jep forcën që meritojnë.

Duke i dhënë atyre fuqinë e padiskutueshme, që të mos pushojnë asnjë moment. Në të gjitha sekondat, minutat, orët, ditët, javët, muajt, vitet…, shekujt, mileniumet.

Edhe në këtë pikë, me shenjën e miqësisë, me librat e mi në sytë tanë, ata i lejojnë vetes një moment gëzimi. Një moment gëzimi me një mik të tillë të pavdekshëm, në shenjën e gjallë të Yjeve në Tokë, një „mik për kokë“, si ia thonë ndryshe në Elbasan. Me një mik babaxhan. E kush nuk e njohu, e kush nuk e përqafoi, me tërë atë respekt që ai vegjetoi mes shokësh e e solli dhe e risolli: me një fjalë Profesori Vehap Xhindoli!