A do të kërkojë Shqipëria pasaportë vaksinimi ndaj Covid për turistët?




Shqipëria nuk do të kërkojë pasaporta vaksinimi për këdo që kërkon të vijë për të kaluar pushimet gjatë sezonit turistik. Deklarata vjen nga kreu i qeverisë Edi Rama, në konferencën e përbashkët me komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Shqipëria nuk do vendosë asnjë kusht e asnjë pengesë. Kushdo të vijë në Shqipëri për një sezon turistik, që duhet të jetë shumë më i lehtë se i shkuari dhe me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e prenotimeve dhe kërkesave që rriten nga vende të tjera për të ardhur në Shqipëri. Jemi sot në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike, do vijojmë me ritëm vaksinimin. Objektivi është 1 mln. Puna vijon që Shqipëria të bu