Thuhet gjithashtu se Boris Johnson po konsideron "një amnisti" për emigrantët e paligjshëm që kanë qenë në Britani për më shumë se 15 vjet".
Thuhet se aktualisht ka një milion emigrantë të pa dokumentuar - ose "të paligjshëm" në Britani, shumë prej tyre u vendosën këtu edhe me familje. Kur Boris Johnson redaktoi një fjalim të tij për revistën prestigjioze britanike “The Spektator”, ai argumentoi se duhet të ofrohet një amnisti për ata që kanë qenë këtu për një kohë të gjatë. Ai e mbajti politikën si kryetar i Londrës dhe në shumë raste më të forta se këto ai mbajti premtimet dhe fjalët e tij. A është koha që ai ta zbatojë atë që i tha revistës në fjalë? A do të ishte një amnisti e tillë një shprehje e guximshme e konservatorizmit liberal - apo një dobësim i rrezikshëm i kufijve dhe sigurisë së Britanisë?
Për këtë ditën E martë, 25 shkurt 2020 nga 19:00 - 20:15 me kohën GMT tek “Qendra Emmanuel” në adresën 9-23 Rruga Marsham, Londër me postkodin SW1P 3DW, revista në fjalë dhe disa specialistë do të argumentojnë dhe shtrojnë këtë problem si të ditës. Bashkohuni me redaktorin Fraser Nelson dhe Kate Andreës, korrespodent ekonomik i revistës “The Spektator”, të cilët të dy argumentojnë për një amnisti të mundshme. David Goodhart, kreu i imigracionit në “Policy Exchange” dhe Alp Mehmet, kryetari i Migration Watch UK do të kundërshtojnë dhe thuhet se do të jenë kundër. Debati do të kryesohet nga Katy Balls.
Ngjarjet e revistës prestigjioze “The Spektator” nuk janë thjesht në rol të Organizatorit, por dhe të indikatorit dhe promotorit të gjërave dhe ideve që kanë ndikuar lëvizje dhe ndryshim jete. Organizuesi i “A është koha për të ofruar amnisti ndaj emigrantëve ilegalë të Britanisë”? natyrsisht është një nga vlerat e kësaj fushe në ndihmë të ligjit
Ngjarjet e spektatorëve tërheqin gjithmonë folësit dhe pjesëmarrësit me cilësi më të lartë dhe janë disa nga ngjarjet më argëtuese, stimuluese dhe të këndshme në Londër. Revista thotë: “Ne mbledhim kolumnistë, politikanë dhe provokatorë për të diskutuar çështjet më të rëndësishme të ditës për të provokuar audiencën. Me Ngjarjet e Spektatorit debati vazhdon edhe jashtë faqes”.
Comments