A ÇKA MË SHKRUANTE DISA VITE MË PARË ODISE GORO


MË KA MARR MALLI TË DËGJOJ ZËRIN E POETIT ODISE GORO!

JA ÇKA MË SHKRUANTE DISA VITE MË PAR ODISE GORO!!!

‘’Ai...

Dëshiron të Vdes i Dashuruar!’’

Ai do të jetoj gjatë. Gjallëria, shpirti shpërthyes, si dhe mbiemri, ia parathonë jetëgjatësinë. Në vazhdimësi shkruan shumë e pa pushim,

Pa përtim e pa u lodhur në poezi e në prozë. Tërë zell, e lëron këmbëngulës me penë arën e letrës dhe në të “mbjell”, artikuj me përshkrime, publicistikë, studime, kritikë, prozë e poezi. Korr kështu admirimin e lexuesve dhe të dashamirësve...

Të jep përshtypjen, sikur nxiton t’i shpreh të tëra, jo se e vuri mosha përpara, as se i zuri derën Shën Pjetri me peshoren e shpirtrave në dorë...!