Natë
Nga Fatmir Terziu
U ul Shën Maria me linjën ajrore të Kreut
e ftuar në darkën e dymbëdhjetë të izmit
ku linçonin kupat e Shekullit Njëzetë e Një
gramafonat e mbetur në ajër
treteshin
në sfond Bota luante me veten kukafshehti
e Shenjtëria numëronte tespija mbi re të hapura shpirti
në të tridhjetë e njëtën iu ringjall dreqi
u habit vetë Krishti
pa Shën Marinë duke numëruar me gishta
u drodh sikurse lexohej vetëm tek Libri
që kishte lënë hapur Fishta
e ajo pranverë iu bë stinë dimri
lutej në Sofër Shën Maria
Kreu ishte shtruar këmbëkryq tek Izmi
shkulte brinjë nga Poezia
në pjatancēn e shenjtëruar nga materializmi
dhimbja e vargut ulërinte në unison
shtroja e konizuar si prizmi
e quante korrupsion.
Njeriu s'ishte më prej gjaku e mishi
kudo shkulej ashti e bëhej beton.
Ishte Pranverë
por kishte mbetur pēr vjeshtë Dimri
kur zbriti Shën Maria me Linjën Ajrore të Kreut
u lut nën Hanë
pa trokthin e harlisur të Skënderbeut
u kujtua se ishte Natë…
aty nën këmbë të izmit me palcën e dheut
dreqi pikturonte Kryqin si shpatë.
Boras më 5 Qershor 2023
Sakip Cami
Fatmir Terziu e ke titulluar “Natë” por është ditë, diell dhe dritë Urime dhe suksese të mëtejshme Prof Fatmir Terziu
Muça Vladimir
Një ngjizje në perfeksion poetik i një moderniteti të natyralizuar bioshqiptarë ku bota religjioze dhe ajo njerëzore suportojnë njera tjetrën. Urime për këtë prurje të re në poezinë shqipe miku im Fatmir