top of page

NËSE….


Stavri Çipi



A s'është vallë hipokrizi, të kesh frikë nga e vërteta dhe me lot të kuq ne sy të thërrasësh: Bukur jeta?


A nuk është vërtet marrëzi, ta quash lodër gabimin e ta mendosh si lumturi, kur ke në gijotinë gëzimin?


A mos nuk është fatkeqësi, kur të tjerët të mësojnë e ti e mendon si çmenduri, që nga mbytja të shpëtojnë?


Është përmbi çmenduritë veten ta genjesh, o njerëz e të kërcesh me marrëzitë, brenda xhunglës më të egër.


Bota është vërtet e bukur dhe do të jetë pambarim. Nëse të keqen lemë pa hedhur, nën të do flemë pa vonim...


35 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page