
Nëna
Fatmir Terziu
M’u duk se këndoi dihatshëm një këngë, trazuar nga marzhi i gjelbër i lumit Tamiz, duke blatuar buzët e saj me dhëmbë, nën zhaurimën e mishtë që lëviz.
U ula dhe qava si me dënesë, nën dritën më të hijshme të Hënës, duke parë foton plot delikatesë, qanin dhe gjethet me lotin e nënës.
Qaja mbi foton ku malli më treti, ajo këndonte dhe griste tisin e natës, mua lotët m’i gëlltiti lumi dhe deti, kënga e nënës bekohej në ajër.