top of page

Jetë...


Jetë

Fatmir Terziu


Në cilën gjuhë? Në cilën shenjë?

Gjunjët u ulën të mos ngrihen,

Gjunjët u ulën të ngrihen,

Në cilën gjuhë? Në cilën shenjë?

u lodhën sytë të kuptonin të pagjuhtën,

të pashenjtën,

të shtrenjtën

në errësirën gjithnjë kaq konsumuese,

heshtja si mollnja pret malet,

zjarri djeg, ashtu si zjarri,

në shkrirje,

furrë,

të gjithë ishin ëndërrimtarë

të gjithë kanë ëndrra,

të gjithë flasin në një gjuhë.

Të gjithë kanë një shenjë.

Njihet nga batica e lashtë,

kuptohen dhe kuptohet edhe pa fjalë,

vetëm kaq. Mjaft thjesht,

është jetë, është respekt

je i gjallë.

20 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page