Bota
Astrit Lulushi
Kur thuhet se çdo qenie transformohet, pranohet pa dashje se asgjë nuk krijohet, por është pafund. Polet ndërrojnë. vend; veriu bëhet jug, malet fushë, dhe atje ku ishte ujë bēhet tokë.
Zbulimet e fundit nën akujt arktik tregojnë, qytërime e sende që ngjajnë me ato në vendet me klimë të kundërt. Dhe njeriu krijon mite e shkencë që mbeten për të shpjeguar. Sahara, sot shkretëtirë, dikur ka qenë e gjelbëruar. Arkeologët thonë se atje ku sot zbulohet nje statujë a qytetërim i lashtë, mund të ketë qene krijuar në anën tjetër të botës dhe kataklizmat e kanë nxerrë në vend tjetër. Toka është si një copë letër që endet e paloset. Dheu ku sot vendosim këmbët, mund të ketë qenë në anën tjetër të botës. Indianët e Amerikës çuditeshin që të bardhët e blenin tokën. Sipas tyre, toka është e natyrës, njeriu vetëm e huazon prej saj, s’ka të drejtë ta blejë ose ta shesë.
Për të gjithë njerëzit thuhet se kanë ardhur nga një vend tjetër. Bota rrotullohet aq shpejt sa na duket sikur rrimë në vend, dhe kur tronditet ajo ngadalësohet.
Por a ka patur një qendër? “Rrëshket toka nën këmbë”, mund të mos jetë thjesht metaforë.
Thuajse çdo 5 mijë vjet ështe regjistruar një kakaklizmë; qytetërimet rrafshohen e çdo gjë fillon nga e para.
Së fundi, shkencëtarë kanë zbuluar se Siçilia e lashtë përpara se të ishte greke apo romake, ka qenë e banuar nga sikanë, paleo-evropianë që sollëm epoken e hekurit, thikën.
Kjo ndryshon historinë e ishullit.
Rreth shekullit të 10-të pes, Sicelët migruan dhe zunë gjysmën lindore të ishullit. Sicilia është emëruar pas Sicels., që kishin bërë një rrugë të gjatë duke kaluar nëpër Mesopotam (mesbotë), Izrael, Fenikê, në jug të Evropës e u vendosën në ishull. Më vonë ata u bënë kartagjenas. Sicilët ishin ilirë, si mesapikët, që e kishin origjinën nga shekelèt, një prej popujve të detit.
Në vitin 1177 p.e.s, kur ndodhi kataklizma, Popujt e Detit pushtuan Egjiptin. Ushtria dhe marina e faraonit arritën t'i mposhtnin, por fitorja e dobësoi aq shumë Egjiptin saqë shpejt ra edhe vetë, ashtu si shumica e qytetërimeve përreth. Pas shekujsh shkëlqimi, bota e qytetëruar e epokës së bronzit pati një fund të papritur. Mbretëritë ranë gjatë vetëm disa dekadave. Jo më minoas apo mikenas. Jo më trojanë, hititë apo babilonas. Ekonomia dhe kulturat e lulëzuara të mijëvjeçarit të dytë pes, të cilat ishin shtrirë nga Greqia në Egjipt dhe Mesopotami, pushuan së ekzistuari së bashku me sistemet e shkrimit, teknologjinë dhe arkitekturën monumentale. Por vetëm Popujt e Detit nuk mund të kishin shkaktuar një ndarje kaq të gjerë. Së fundi eksertët kanë arritur se dështimet e shumta të ndërlidhura, duke filluar nga pushtimet dhe revoltat te tërmetet, thatësira dhe ndërprerja e tregtisë globale, ishin komplekse që krijuan dhe në fund shkatërruan qytetërimet në lulëzim të epokës së bronzit - dhe që shtruan skenën për shfaqjen e Greqisë klasike. Nga kjo doli Roma dhe prej saj qyetërimi i sotëm. Thuhet se do të bjerë ndërsa njerëzit ndryshojnë ndër breza sjelljet e tyre.
Comments