top of page

616 vjet më parë lindi Gjergj Kastrioti


Ditëlindja e Arbërorit më të madh

Nga Gjon Keka

616 vjet më parë lindi Gjergj Kastrioti, Mbret dhe shpëtimtar i qenjes dhe identitetit tonë arbëror europian.

Sot është Ditëlindja e Arbërorit më të madh, i cili ka bërë dritë më së shumti në historinë e kombit tonë dhe të Europës.

Ai lindi si bekim, si nbrojtës i vetë i kombit tonë, duke e bërë atë me emër të madh për kohën e tij kur ai jetoi e veproi, saqë edhe sot veprat dhe emri i tij janë të njohura anë e mbanë botës së civilizuar.

Ai kishte urtësinë, vizionin, talentin dhe aftësinë e udhëheqjes së Shtetit të tij në udhën e dritës, lirisë dhe të ardhmes së sigurtë.

Në fakt ai u bë shembulli i lavdishëm i së kaluarës.

Gjergj Kastrioti kishte besimin e fortë, zgjuarsinë e gjarprit dhe guximi i palëkundur duke i bashkuar të gjitha vlerat e dhuntit e tij për të arritur e bërë gjëra të mëdha me pak mjete për Arbërinë e tij.

Kështu Gjergji ynë i madh u bë një nga heronjët më të mëdhenj në botë që shmangu rrezikun e shkatërrimit të qenjes sonë kombëtare dhe identitare nga pushtuesi gjakpirës otoman.



Këtu po e nënvizoj një nga fjalët që babi i tij Gjon Kastrioti ja la Gjergj Kastriotit kur ai u morë peng nga sulltani.Në mes vajit të babait dhe nënës, dhe mjerimit që ishte shkaktuar nga pushtuesi otoman(turk), babi i tij i la këto fjalë Gjergj Kastriotit: "Ti i dashur biri im Gjergj, mos e shuaj shpresën tonë!“

Sikur që dihet Gjergj Ksstrioti u detyrua të shërbente në ushtrinë turke për 20 vjet nga vjeshta e vitit 1423 deri në nëntorin e vitit 1443, d.m.th. nga mosha 18 deri në 38 vjeç ai ishte peng dhe i detyruar për të shërbyer në perandorinë e pamëshirshme otomane.

Por, edhe pas gjithë atyre arritjeve dhe të mirave që gëzonte në oborrin e Sulltanit, Gjergj Kastrioti nuk i harroj fjalët e babait të tij që ia la atij, ato ai i mbante në zemër, ndërsa puthjen dhe shënjën që i dhanë prindërit në ballë i mbetën atij si një vulë e mosharresës dhe dashurisë ndaj atdheut të tij. Dhe ai e dëgjoi zërin e brendshëm i mbajti fjalët e babait të tij dhe i ktheu shpresën Arbërisë, duke ia sjell sëbashku me arbërorët e tij besnik lirinë e munguar, pastaj duke u bërë jo vetëm mbreti i saj, por edhe shpëtimtarin i saj dhe i tërë kontinentit dhe civilizimit të përbashkët europian.

Gjergj Kastrioti e mbajti fjalën e babait të tij, u rikthye në rrënjët e tij, i ktheu atdheut respektivisht arbërorëve dinjitetin, lirinë, identitetin dhe emrin e lashtë e të lavdishëm që e mbanin që nga Mbreti Pirro, Mbretëresha Teuta etj.

23 views0 comments

ความคิดเห็น


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page