top of page

23 vjet më parë një fëmijë në mes të rrugëve...


23 vjet më parë një fëmijë në mes të rrugëve, sot një model i gruas aktive shqiptare

Prof Dr Fatmir Terziu


Atë ditë dielli kishte lënë pas një fjollë të kuqe në një portokalli të ndezur dhe pesha e reve dukej se ishte më e madhe se një qiell i tërë që varej mbi kokën e saj. Ajo ecte dhe mendohej. I dukej sikur ishte në një ëndërr. Por ndërsa ecte nuk e di se si i dukej toka. Toka që tashmë shkelnin këmbët e saj. Njëzetë e tre vjet më parë ende një vajzë e brishtë, një moshë që në tokën ku shkelte, ligjet e kategorizonin ende fëmijë, pra me një moshë tek të shtatëmbëdhjetat, Ardjana Gjoni, erdhi në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe kështu ditët ishin si punë sekondash, që klapiteshin nën skutën e akrepave të orës dhe më pas bëheshin një tërkuzë që kaplonte male, fusha, dete e oqeane. Ishte në një ëndërr të thellë. Thuajse ëndërra e saj sapo kishte marë një kthesë të mistershme.


Pa mbështetjen e familjes dhe me pak njohuri të gjuhës, asaj iu desh të përshtatej me një kulturë që ishte e huaj në krahasim me atdheun e saj të lindjes dhe të merrej me një mënyrë të re të jetesës në një moshë kaq të re. Për të, jeta ishte e vështirë. Dhe fatet nisën të trokasin edhe në zemrën e saj. E zemra nuk pyet kur nis trokitja në thellësi, e ëndërrat e asaj thellësie nisin e të zgjojnë, të lënë pa gjumë e të feksin në trup. Ndodhi ajo që e kishte pasuar tashmë në zemër e në mendje. Ardjana u bë nënë pak para se të mbushte 18 vjeç. Tashmë në lojë-jetën e saj, në përditësi kishte hyrë sfida e integrimit.

Integrimi, nuk ishte thjesht një fjalë, as dhe një dimension e ridimension i stilit të jetesës në Mbretërinë e Bashkuar, por një sfidë më vete. Ardjana Gjoni e dinte ndërkohë, që marrja dhe përvetësimi i plotë i gjuhës së vendit ku tashmë kishte jetën dhe fatin e saj, duhej të përballej edhe me një mentalitet tradicional shqiptar, pra integrimi nuk ishte e lehtë, por për të thelbësore ishte domosdoshmëri për t'u përshtatur, dhe integruar me sukses, madje përtej ëndërrave, tek një vendim i brendshëm, edhe për të përparuar në jetë. Pra për tu bërë një model në integrim, shoqëri, e një familjare shumë e denjë.


Duke përjetuar vështirësitë fillestare brenda këtij mjedisi të sapogjetur dhe duke pasur një fëmijë tjetër 19 vjeç, Ardjana shkoi në kolegj për të mësuar anglisht, gjë që i mundësoi asaj të integrohej dhe të miqësohej me njerëzit tek të cilët mund të mbështetej për përparim të vazhdueshëm. Aty mësuesit, dhe të gjithë ata që ishin në këtë stad, panë tek Ardjana Gjoni, atë që në vite të tëra nuk e kishin parë, duke vërtetuar kështu se tashmë ajo ishte me të dyja këmbët, jo thjesht për të shkelur tokën britanike, por për të treguar se kjo shkelje do të ishte dhe një kthim pas të të gjithë oportuniteteve, që i kishte dhënë lëvizja në këtë vend. Pra, Ardjana Gjoni, tashmë kishte nisur vërtetë të bënte modelin e një vajze shembullore e të dalluar në mjaft drejtime. Dhe oreksi në kualifikime erdhi duke u shtuar.

Fillimisht ajo mori një kualifikim për parukeri, por pasioni i saj qëndronte diku tjetër. Nëpërmjet guximit dhe vendosmërisë së madhe, ajo arriti me sukses një diplomë universitare me një nivel të vlerësuar në shkallën e dytë kryesore (2:1) me nderime të mirëfillta në Universitetin e Birminghamit në degën e mirrëfrekuentuar „Biznes Enterprise“, ndërsa në të njëjtën kohë, po kalonte një divorc të ashpër. E kjo ishte një periudhë që i ngadalësoi mjaft udhët, ëndërrat, por që nuk ia la në një vend, nuk ia fiku, por iu ndezën motërë e energji të tjera e të reja. Duhet thënë se në këtë fazë të jetës së saj, ajo rriti katër fëmijë, që të katër tashmë janë modele më vete, shembullorë në shkolla, shembullorë në angazhimet e tyre.


Si një grua që u rrit me një kulturë, traditë, e thënë shkurt me një edukatë, apo edukim tradicional shqiptar, ku gruaja pritet të përqafojë një rol më të ndjeshëm vetëm të nënës, ndërsa burri mbetej mbajtësi kryesor i familjes, nëpërmjet ekspozimit ndaj një shoqërie që inkurajonte gratë të ishin më të pavarura dhe të mbanin një qëndrim më të fuqizuar brenda familjes. Edhe shoqëria, edhe burri i saj i atëhershëm, ende ruanin qëndrimin e rolit tradicional patriarkal të familjes dhe kjo nuk u rrit, apo të themi se e evoluoi si person. Kjo çoi në konflikt brenda familjes, një konflikt që sikurse e cituam, kulmoi me divorcin e saj nga burri që e mori të vogël në gjirin e tij, dhe që e bëri të shkonte në një pikë të tillë, falë shumë pikëpyetjeve që mbesin tek tradicionaljae patriarkalizmi.

Të gjitha mbetën pas, thjesht shqetësime të ditëve të këqija, që sillnin gëzime vetëm në sytë e saj pranë fëmijëve të dahsur, e që e bënin të shkonte gjithnjë më përpara e më përpara. Në Universitet, ajo u zgjodh si Oficere Ndërkombëtare, e cila përfshinte organizimin e udhëtimeve dhe ngjarjeve si një proces fillestar për studentët e huaj të saporegjistruar. Për shkak të përvojës së vështirë, që Ardjana pati, kur erdhi për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, ajo donte të bënte një ndryshim me njerëzit, që po përjetonin skenarë të ngjashëm me të, në mënyrë që të qetësonte përvojën e tyre në rrethanat e tyre të reja.

Pas largimit nga Universiteti, ajo filloi të punonte si përkthyese e pavarur për një kohëzgjatje të shkurtër dhe u ngrit një pozicion "në shtëpi" si Specialiste për Mbështetjen e Skllavërisë Moderne për të cilën ajo aplikoi dhe ishte e suksesshme në aplikimin e saj për shkak të përvojës së saj të përgjithshme të jetës si dikush që kishte ardhur i larguar nga Shqipëria në rrethana të vështira dhe të rrezikshme, ku gjatë udhëtimit të saj për të hyrë në MB, jeta e saj ishte në rrezik.


Deri më sot, ajo vazhdon të bëjë një ndryshim në jetën e atyre që janë trafikuar nga vendi i tyre dhe kanë përjetuar trauma përmes prostitucionit të detyruar, ose të shfrytëzuar si punë e lirë. Roli i Ardjanës është të ofrojë mbështetjen maksimale të mundshme me synimin për t'i mundësuar këta individë të shërohen dhe t'i ndihmojnë ata të fuqizojnë veten e tyre. Qëllimi është që të gjithë ata që janë ndihmuar të mund të përshtaten me mjedisin e tyre të ri.

Roli i Ardjanës përfshin gjithashtu ndihmën e burrave të të gjitha moshave, të cilët janë shfrytëzuar si punëtorë të detyruar, ose kultivues kanabisi. Më konkretisht, Ardjana është e specializuar për të punuar me njerëz, që janë traumatizuar rëndë nga abuzimi, dhuna dhe shfrytëzuar për shkak të pozitës së tyre të cenueshme që kanë hyrë në vend (disa pa dëshirë me anë të forcës, ose detyrimit) pa njohuri të gjuhës dhe kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmë.

Gjatë gjithë 23 viteve të qëndrimit të saj në MB, me atë që ka mësuar përmes goditjeve të vështira në jetë, është kjo që e motivon atë të punojë me dhembshuri, ndjeshmëri dhe një ndjenjë të fortë të qëllimit të brendshëm që e shtyn atë të mbështesë njerëzit që ajo ndihmon. në udhëtimin e tyre. Ashtu si Ardjana, e cila ka bërë kalimin nga viktimë në të mbijetuar dhe më pas është fuqizuar, ajo e rrënjos këtë etikë tek të gjithë ata që ndihmon.

Ardjana Gjoni, tashmë nuk është thjesht një model i këtyre 23 viteve në Mbretëri të Bashkuar, me BA (Hons), dhe që është një Punëtore e Mbështetjes së Skllavërisë Moderne, apo ku aktualisht punon për „Black County Women’s Aid“, por një shembull i lartë, i vyer për gruan shqiptare, që flet qartë se ka shumë mundësi reale për të qenë në krye dhe aftë të përballojë shumë sfida të jetës.


Ardjana erdhi në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte 17 vjeç dhe tashmë e gatshme të jetë më tej se sa një realitet, se sa një ëndërr, duke u përballur me sfida të frikshme, por dhe të guximshme, që flasin se të gjitha janë të arritshme, kur ke vullnet dhe pasion për jetën, kur mbetesh Njeri, dhe e do Njeriun sikurse duhet.

Ardjana Gjoni e bën këtë duke ofruar nga përvoja dhe edukimi i saj, nga kualifiket dhe nga eksperiencat, ku dallohen në punë e saj Mbështetja emocionale dhe referimi i individëve në shërbimet e këshillimit në mënyrë që të pajtohen me çdo përvojë traumatike. Gjithashtu duke dhënë mbështetje për të aksesuar shërbime të tilla si kujdesi shëndetësor, avokatë dhe për të dhënë këshilla se si të merrni ndihmë juridike, mbështetje për të kuptuar dhe kuptuar mendërisht të drejtat dhe të drejtat e tyre ligjore si viktimë e skllavërisë moderne. Ardjana Gjoni natyrshëm bën dhe realizon edhe lidhjet me shërbimet lokale dhe kurset arsimore për të zhvilluar besimin e brendshëm dhe për të ushqyer pavarësinë individuale. Ajo ka një synim dhe një parim kryesor në punë e saj ku theksin e vë tek kryesorja, pra „Mbështetni me hapat e tyre të ardhshëm, nëse është e sigurt për ta të kthehen në shtëpi, ose nëse kanë nevojë të kërkojnë azil“.


Por, ndërsa ne kërkuam informacion për të shkruar për të, pra për gruan e respektuar, shqipatren e nderuar, nënën shembullore, aktivisten dhe profesionisten e fushës së saj, zonjën Ardjana Gjoni,dhejtëra mesazhe lavdëruese dhe shënime pozitive na erdhën nga koleget dhe kolegët e saj, nga bashkëpunëtorët e bashkëpunëtoret e ndryshëm të projekteve e aktivizimit, ku në thelb është „Ardjana Gjoni është një model më vete në këta 23 vjet!“

Ardjana Gjoni është gjithashtu anëtare e bordit të një organizmi tjetër mjaft të suksesshëm në Britani të Madhe, të shoqatës shqiptare „Successful Mothers“ (Nënave të Suksesshme) dhe është vlerësuar me këtë çmim: „Gruaja që ka dhënë një impakt pozitiv për shumë njerëz“. Së fundi, Ardjana Gjoni, në bashkëpunim me këtë shoqatë, ka hapur disa klasa dhe shkollën e arsimit plotësues të Gjuhës Shqipe, në Birmingam. Për këtë do të lexoni më shumë në ditët në vazhdim…



631 views28 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page