top of page

23 shkurt 2022 fillon puna për ngitjen e Memorialit


Në fshatin Grazhdanik të Prizrenit më, 23 shkurt 2022 fillon puna për ngitjen e Memorialit të 19 të masakruarve shqiptar nga ushtria serbe

Shoqata "Trojet e Arbrit" njofton të gjithë shqiptarët që jetojnë në Prizren dhe rrethinë se ditën e mërkurë më , datë 23.02.2022 duke filluar në orën 12:00 do të vendosët gurë themeli dhe do të fillojnë punimet për Memorialin e 19 shqiptarëve të vrarë nga dy familjet Kalaj dhe Manreca. Memoriali pas plot 109 vitesh do të ngritët në Grazhdanik të Prizrenit në afërsi të shkollës fillore.

Punët e këtij memoriali priten të përfundojnë më, 2 prill 2022, kurse më , 03.04.2022 do të mbahët Akademia përkujtimore me rastin e 109 vjetorit të vrasjes. Akademia do të organizohët nga shoqata "Trojet e Arbrit " dhe do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Prizren prej orës 10:00 deri në ora 12:00 kurse Memoriali do të zbulohet në fshatin Grazhdanik të Prizrenit pas përfundimit të akademisë në ora 14:00.

Kjo masakër është kryer nga ushtria serbe qe udhëhiqej nga gjenerali kriminel serb Jankoviq ku sipas shenimeve të librit "Golgota Shqiptare"autorit Leon Freundlich e botuar në vitin 1913 në Kosovë dhe vise te tjera etnike shqiptare ishin vrarë dhe masakruar nga ushtria kriminale serbe 25.000 shqiptar dhe djegur e shfarosur me qindra fshatra.

13 views1 comment

1 Comment


fahri dahri
fahri dahri
Feb 22, 2022

Qoftë i paharruar kujtimi dhe vepra e 109 martirëve të kombit tonë. Përgëzime të pakufishme "Shoqatës së Trojeve Arbërore".

Miq të nderuar! Ky memorial i nderuar, krahas përkujtimit të atyre martirëve të pafajshëm, i tregon shoqërisë mbarêshqiptare të njohë miqtë dhe armiqtë dhe të di si të sillet ndaj tyre; i kujton shoqërisë njerëzore të dijë të kërkojë vendosjen e drejtësisë mes njerëzimit.

Nuk është koinçidencë kjo datë; por thirrje për mbarë kombasin tanë për të rritur vigjilencën, urtësinë, respektin dhe unitetin mes nesh.

Nga veriu në jug të trojeve iliro-epirote, veprimet e armiqëve tanë janë të njëllojshme. Historia na tregon se po me 23 shkurt të vitit 1913, ashtu si serbi vrau 109 shqiptarë të Kosovës edhe greku vrau…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page