Nga Minush Hoxha
Unë nuk dij përse ministeriati i caktuar ka përcaktuar 23-shin të muajit si ditë kur miren pensionet. Ndofta për efektin psikologjik që shkakton ai mendimi: ja pushteti i rinjë / për dallim nga ai i dikurshmi gjakatari/ jep pensionet para 1-shit të muajjit në vijim. Po e dij unë, e besoj se dhe ai e ka dijtur sigurtë se kjo nuk e bënë muajin më të shkurtër. Unë jam Saliu. I njohur si Sali Agushi ish profesor /i më shumë lendëve mësimore-sipas fondit të orëve mësimore/ Pensionist ka më shumë vite. Pensionist me pension të plotë. Edhe pse në këte moshë, dy-tre gjëra i kam më bollëk: moshën të shtyer, kohën pa limitë, qesatet dhe sëmuarjet disa faresh. Kam punuar 40 vite efektive dhe mundi im ka hyrë në këto rrugë të asfaltuara mbi të cilat shkelni dhe në këto godina ku bëhet se mësoni e jetoni Ju. Kam pensionin 140 euro netto dmth. nuk paguaj provision bankar si g jest kujdesi i pushtetit. Nuk më mbulon as gjysem muaji dhe deri tani/për të siguruar të ardhura shtesë a të mira materiale, bëja fytyren të dhimbëshme ose ofshaja kinse nga dhimbjet e eshtrave, të lukthit, të kokes, të qafes, të zemres /therrjet okolla sajë, kinse hidhërohesha kur djali fyente nusen ose kur nusja fyente ate e unë i mbaja krahun herë njërit here tjetrit, kur vëllau ankohej për lënie pasdore nga pushteti dhe unë ia shaja me mllefe e shumë të tjera, të gjitha këto për interesa monetare të mija. Sipas asaj të vjetres të artes: parolla-gjindu vetë! Ofshaj! Ankohu! Cijat si një qenë i persekutuar! Leh, Brit! Kukat si një qyqe, uluro si një ujk, shtihu si një kameleon, mallko-por fito! Atëherë, ata ashtu shpirtëmadhërisht e me një modesti jo të sinqertë me ate justifikimin me të cilin shpërfaqen atë anën morale të ngushtër “pak janë po, bile diçka” nga dhimbja ndaj meje ose shpërblimi i avokatisë që ua bëja, më lëshonin në grusht 1,2,3, 5 e ndonjëherë kur u binin në dorë të holla të papritura edhe 10. Po kjo me 10-shin gadi që nuk ndodhte kurrë! Mund ta merni me mendje: ndonjë muaj, më mblidheshin dhe 15 euro. E imagjinoni gëzimin tim. Dhe vrap aty ku dikur shkoja me fëmijët: ”Qebapxhi” thirrja në qebaptore: ”Një shtatëshe me një samun dhe…hiq tjetër! E ai “sallatë, jogurt, birro?” “ Jo se e para shumë pesticide, i dyti prodhohet nga pluhuri sërbë e e treta me bënë thartësiren” Dhe tek ha e mendoj: Eee…i Madhi nuk ta humbë mundin!. Ose: ”Ja këte këmishë. Firmë italiane:Mario Marini. E kam mbajtur në trup 2 vjet por është fare e re. Merre e vishe kur të shkosh të luash shah. Ose në Park. Të mos thonë se Baba i Agron inxhenierit është për të ardhur keq.!” Ose, këpucë lëkure të përdorura. “ Meri! Shevro janë! Si të reja. Mode e para 10 vitesh po ti je në moshë! Po,po. Dy numra më të mëdha e të kuqe. Po ty edhe s,të vrasin edhe s’ta vë sekush veshin! Dhe të tjera që nuk më linin të jetoj dhe aqë keq. Nga pozita që kam dal tek një përfundim dhe rrenkoj: Eeeh…Në imagjinaten time u tretë Saliu-ai krenari, ai dinjitozi, ai guximtari që tallej me pushtetin, drejtorin, me policin, me kedo. U tretë Saliu që ndalej pas pune në restorant me Shabanin, Ademin, Ibron e shumë të tjerë dhe paguante hem muziken hem bakshishin. Tani bie rruges tjetër nga droe në mos kujtimi ashtu verberisht, më fut brënda. Dhe një dite e mendova me shpresë: kështu i katandisur, pa mundur të ndryshoh jeten por edhe pa mujtur të vdes kur dua, fare i trishtuar, e pa një metelik në xhep, në vend të 23-shit, shkova tek banka e shërbimit në 21-shin, 22-shin, dhe pyta atë zyrtarin e sigurisë: Në mos janë habitur e t’i dërgojnë pensionet. E ai, me keqardhje: Jo bre, jo! Ata habiten për t’mos i dërguar…se…Sot nuk është 23-shi. Ёshtë 21 shi. E di ti…!” ”Po, po” dhe tek i jipja përgjigjen e pa patur nga t’ia mbaj pos në shtëpi ku nuk ishte askush në këte kohë, më shkrepi në mendje një ide dhe thash me vete: ” Nëse ngordhë nga uria, ç’të duhet krenaria. Më në fund o Sali-o, ke të drejtën morale që të kërkosh ate që dikur ke dhënë. Lyp! Lyp!Zgjate doren! Hiqe republiken nga koka e lyp!. U gjeta në sprova e mundime, në keqardhje e falimentim krenarie, ama, kur e mendoja: se 2,3,5,7,10 a më shumë euro, do ndërrojnë jetën time- aman se ç’u tundova. Do më pushojnë ankesat për dhimbjet dhe detyrimi të bëjë avokati. Vendosa! U ula në shkallën e sipërm mu skaj deres së bankes, heqa republiken të zezë nga koka dhe e vëna mu para këmbëve tek mu duk tullacia e kokes që disi shtonte trishtimin e dukjes time gjë që kishte peshën e vetë se shtonte produktivitetin resp. ngrinte rentabilitetin e ndërmarësisë. Rezultatet nisen menjëherë! ”Profesor…Ju…!” desh të ma thot një ish nxënes imi se sa poshtë kam rënë, por u pëndua dhe fjala i ngeci si një kafshatë e idhtë mu tek mollëz e fytit. “ Paj…tek po pres 23-shin e pensionit, ashtu e thash- të punoj honorar” ”Po ju keni qenë…” deshi të vazhdoj ai por e ndërpreva duke i thënë me sarkazem: ”Isha po, nuk më lejuan të jam më! Tani jam ai që Republika Publike e detyroj të shtrijë republiken personale sa për të mos falimentuar ajo Publike e për të shpëtuar kjo personale. Paq!” Ai e kuptoj dhe shpejtë e shpejtë nxorri nga xhepi një 50 cent, m’i hedhi me lehtësi në republiken e para këmbëve pastaj më la një përshëndetje dhe iku në mundime. Pastaj një tjeter 10 cent, tjetri, 5 cent, tjetri 2 cent, një i varfërzemërgjerë-se ku kishte gjetur-1 cent dhe i treti:opaa!-befasi në biznes:1 euro të plotë. “Këte se më mësove mire për të drejtën” ma tha edhe një ish nxënës. Eee, si nuk të harrojnë nxënësit! Dhe kështu në vijim. Po, nga kjo ditë nisen ndryshimet për të mirë dhe kisha shpresë se do vë tek cast i fundit, kështu me këte rentabilitetin të kënaqëshem të ndërmarësisë. Mirëpo, pas një kohe dhe ky biznes zu të më rrezikohet nga që vërshuan dhe pushtuan tregun e lëmoshes lypësarët e pa numer të Shqipërisë. Mendoja: ky vend nuk jeton dot pa pushtues: ose janë gjakatarët ose janë hajdutët ose janë lypësarët e imponueshem të Shqipërisë. Këta të tretët, me atë dukjen e njerëzve të mjerë, sikur t’ishin ngjallë gavroshet e Viktor Ygos, më bëjnë konkurrencë jolojale. Jolojale se ata vetë- fëmijë të tërë në rrecka-lindin fëmijë të zbathur e të zdeshur, e unë nuk mundem.. Dhe tek i shikoj mendoj se edhe atje ministeriatet i kanë katandisur aq keq qytetarët. Një dite, një mëmë e njomë e bukur çolollatë me një dukje plot hakrrim, u ul bri meje me fëmijen në gji dhe në një çast e tëra zemërim m’a tha: Xhaxhi, ti ke kohen të ikesh e jo t’ma rrëmbesh kafshaten e këtij kalamai të mjerë!” E pranova me shumë indinjatë e shqetësim këte qortim jo nga dhimbja për te por nga frika për biznesin tim dhe ardha tek një mendim i prerë: të tërhiqem nga biznesi i lypsarisë nuk mundem, por më duhet të ndërroj vendvendosjen e lypsarisë…Patjetër!. 29.03.2015
Ky tregim i z.Minush Hoxha për problematikën sociale tejet të dhimbshme e prekëse të pensionistëve lexohet me ëndje, se është i motivuar artistikisht dhe ruan ritmin e sensin e duhur të masës. E përgëzoj autorin dhe nxit të vijojë në këtë linjë. K.Gj.