Më 5 janar 1925, Qeveria e Iljaz Vrionit dha dorëheqjen dhe më 6 janar 1925, Këshilli i Naltë e dekreton Ahmet Zogun kryeministër dhe ministër të Brendshëm.
Në shtatë vitet e fundit pas Luftës së Parë Botërore ishin ndërruar 14 qeveri dhe këto më së shumti në vitet 1920-1924. Këshilli i Naltë si institucion kryesor në fatin e qeverive, nën trysninë e politikës së kohës, merrte edhe vendime që nuk shkonin në dobi të stabilitetit të vendit. Për ta zgjidhur një herë e mirë këtë ngërç, por edhe për arsye të tjera, më 21 janar 1925 Kuvendi Kushtetues shpalli “Republikën Shqiptare”, ndërsa dhjetë ditë më vonë, (31 janar 1925) Ahmet Zogu u zgjodh Kryetar i Republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe Ahmet Zogu prioritet kryesor kishte rivendosjen e stabilitetit në vend, duke mundësuar nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.
Comments