20 Vjet nga tragjedia amerikane e shembjes së kullave binjake



Ing.Vebi Musta

Florida, USA


  • Si çdo njeri tjetër edhe unë vazhdimisht kam menduar, lexuar dhe studiuar për këtë ngjarje tragjike, dhe sot pas 20 vitesh, në përkujtim të saj kam ndërtuar një projekt me një pamje nga sulmi terrorist me avionët e pasagjerëve mbi ndërtesat 110 katëshe të kullave binjake dhe rreth e rrotull tyre. Kam shkruar me dorë të gjithë emrat e viktimave e përbri tyre moshën në momentin e goditjes. Këtë projekt, të përgatitur në një kornizë me përmasat 106 cm x 91 cm ose 42 inch x 36 inch kam menduar t’ja dhuroj Muzeut Kombëtar të viktimave të 11 shtatorit 2001, të ndërtuar në New York.

BOX:

Tre heronjtë shqiptarë të tragjedisë së 11 shtatorit 2001


Dua të bëj me dije se në këtë tragjedi kanë humbur jetën edhe 3 shqiptarë, të cilët kanë qenë punonjës të Qendrës Ndërkombëtare tëTregtise Neë York.

Rrok Camaj ishte 60 vjeç, nga fshati Sukrugj i Malësisë së Madhe, i cili punonte në katin e 107 të njërës nga kullat binjake. Ai u ndodh dy herë në aktet terroriste të këtyre kullave, një herë në 1993 kur ato u sulmuan me bombë nga terroristët, por ai vetë nuk pësoi gjë dhe me 11 Shtator 2001 ku gjeti vdekjen në punë e sipër si një hero i vertete.

Mon Gjonbalaj ishte 65 vjeç, nga fshati Vuthaj i Kosovës dhe që punonte në katin e 86-të të godinës nr 2, ku dhe gjeti vdekjen duke pastruar së bashku me shokët e tij zyrat e këtij kati.

Simon Dedvukaj ishte vetëm 26 vjeç, djalë i ri që punonte si përgjegjës në kompaninë e pastrimeve ABM të këtyre kullave në katin e 27-të. Simoni ishte një djalë shumë i mire dhe i edukuar e i shkolluar siç i ka hije një njeriu. Ai kishte vetëm një vit që ishte martuar.





Këtë 11 shtator mbushen 20 vjet nga tragjedia më e madhe në historinë e njerëzimit botëror, goditja e kullave binjake të ashtuquajtura ëorld Trade Center ose Qendra Ndërkombetare e Tregtisë në New York të SHBA nga terroristët islamikë. Me 11 Shtator 2001, njëkohësisht në të njejtën orë u goditën, Qendra e Ushtrise Amerikane në ëashington dhe Shanksville në Pensilvania. Nga kjo trgjedi që ndodhi brenda një ore e 15 minutash humbën jetën mbi 3058 njerëz dhe u lënduan më shumë se 60.000 të tjerë, nga SHBA dhe shumë vende të tjera nga e gjithë bota.


Si e kujtoj unë atë ditë, vërtet të trishtueshme?


Mëngjesin e 11 Shtatorit 2001 po punoja në një fabrikë për prodhimin e kondicionerëve, sistemit të ngrohjes dhe ftohjes në Florida të SHBA. Aty nga ora 10.00 një shok pune, që ishte me origjinë nga Vietnami, me telefon në dorë dhe me të madhe thërret: ëar in New York, ar in New York që do të thotë “luftë në New York”.

Të gjithë ndaluam punën dhe u grumbulluam rreth tij, dhe me të vërtetë pamë tym dhe flakë në mes të New Yorkut. Pas disa minutash bie zilja e punës për pushim të jashtëzakonshëm. Grumbullohemi të gjithë punonjësit, mbi 250 veta që punonim në atë fabrikë në mbledhje me përgjegjësin e saj, i cili na tregon për ngjarjen e rëndë. Ai na thotë se është sulm terrorist por neve nuk duhet të shqetësohemi se çdo gjë është nën kontrollin e shtetit federal dhe duhet t’i kthehemi punës pa ndonjë shqetësim për ne. Ashtu vepruam dhe punuam deri sa mbaroi turni, por me ankth të papërshkruar deri sa u kthyem në shtepi.

Si çdo njeri tjetër edhe unë vazhdimisht kam menduar, lexuar dhe studiuar për këtë ngjarje tragjike, dhe sot pas 20 vitesh, në përkujtim të saj kam ndërtuar një projekt me një pamje nga sulmi terrorist me avionët e pasagjerëve mbi ndërtesat 110 katëshe të kullave binjake dhe rreth e rrotull tyre. Kam shkruar me dorë të gjithë emrat e viktimave e përbri tyre moshën në momentin e goditjes. Këtë projekt, të përgatitur në një kornizë me përmasat 106 cm x 91 cm ose 42 inch x 36 inch kam menduar t’ja dhuroj Muzeut Kombëtar të viktimave të 11 shtatorit 2001, të ndërtuar në New York.


Për 1 orë e 15 minuta rrëmbehen nga terroristet dhe rrëzohen 4 avionë pasagjerësh


Në këtë përvjetor të kësaj masakre po i rikujtojmë lexuesit kohën kur ndodhi tragjedia me rrëmbimin e avionëve dhe goditjen e dy ndërtesave më të larta në SHBA, në Qendrën e Ushtrisë amerikane Pentagon dhe në qytetin e Pennsilvania të shtetit Filadelfia.

11Shtator 2001 - Ora 8.45 e mengjesit sipas orës americane. Avioni amerikan American Airlines 11 tip Boing 767 që ishte nisur nga Boston i shtetit Massachusetts për në Los Angeles, California me 81 pasagjerë, 9 punonjës shërbimi dhe 2 pilotë në bord rrëmbehet në fluturim nga terroristët brenda avionit dhe godet godinën veriore të Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë (ëTC);

Ora 9.03 e mëngjesit. Avioni United Airlines 175 që ishte nisur nga Boston për në Los Angeles me 57 pasagjerë, 7 punonjës shërbimi dhe dy pilotë në bord rrëmbehet në fluturim nga terroristët dhe godet godinën Jugore të Qendrës Ndërkombëtare të Tregtise (ëTC);