17 Shkurti 2008- Dita e Pavarësisë dhe 14 Shkurti 2021-Çlirimi i dytë i Kosovës Nga Skënder Sadri KAPITI Sot me 17 Shkurt 2021 Kosova feston 13 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, Ditën e triumfit të madh të pëpjekjeve dhe të sakrificave mbinjerëzore 150 vjeçare të popullit heroik të Kosovës për liri e pavarësi kombëtare. Sot Kosova feston, përkujton dhe nderon Adem Jasharin dhe Luftën e UÇK-së, nderon veprën e madhe të heronjve kombëtarë Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem Galica, Bajram Curri, Presidentin historik Ibrahim Rugova etj. Sot Kosova nderon dhe respekton heroizmin , sakrificat si dhe nderon dhe përkujton herojtë dhe dëshmorët e lirisë e të pavarësisë. Sot Kosova nderon e respekton edhe aleatët e mëdhenj si SHBA-të dhe të gjitha ato shtetete të NATO-s si Britaninë, Gjemaninë, Turqinë, Italinë etj., të cilat ndërhynë ushtarakisht dhe dëbuan njëherë e përgjithmonë kolonizatiorin barbar serb nga Kosova shqiptare. Por Muaji Shkurt, pikërisht 14 Shkurti i vitit 2021, tre ditë para 17 Shkurtit shënohet edhe si një ngjarje tjeër e madhe për Kosovën që pati përmasat e një referendum popullor, dhe këto janë zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit 2021 , si një ditë e madhe si një çlirim i dytë për Kosovën , si dita e ndëshkimit dhe e triumfit mbi sistemin e korrupsionit, të krimit të organizuar dhe të hajnisë politike , si dita e ndëshkimit të politikës së keqe që montoi një sistem korrupsioni, dita e ndëshkimit të këtij sistemi i cili kishte kapur shtetin , ligjin ,shoqërinë, drejtësinë, pra tërë sistemin. 14 Shkurti është dita e kthimit të shpresës dhe të besimit popullor te shteti e ligji, te e vërteta dhe te drejtësia,pra është dita që do të heq pengesat dhe që do i hap rrugën forcimit dhe konsolidimit të Pavarësisë dhe të Shtetësisë së Kosovës;zhvillimit , mirëqënies , sundimit të ligjit si dhe integrimit të brëndshëm dhe të jashtëm Kosovës. Me 14 Shkurt fillon një Epokë e Re politike në historinë e shtetit të ri demokratik të Kosovës, të epokës së shtetndërtimit modern e demokratiko-ligjor për të çuar në vënd amanetin dhe sakrificat e popullit martir të Kosovës , të bijve, bijave, të herojve e të dëshmorëve të saj, Epokë të cilën referendumi 14 Shkurtit ua ka besuar Albin Kurtit dhe Vjosa Omanit.
top of page
bottom of page
Comments