17 POEZI
nga libri im i parëpoetik
SOT
Redaktore: Donika Omari
Recensent: ISMAIL KADARE
Kopertina Çlirim Ceka
Shtëpia Botuese Naim Frashëri,Tiranë,1969
KUDO
PPSH Me lule mbjellë në lulishte, PPSH mbi mezhda shkruar, Shkruar me zaje të kuqe bri rrugësh, Shkruar me rrahe në ballin e malit, Shkruar vitrinash mbi faqen e xhamit. PPSH,
Në hyrjen e një fabrike, uzine,
PPSH në prolog të një poeme
Dhe tani në vjershën time.
KULLIMI
Vatra të shpërndara ujërash mbi grunja
Hapin fshatarët vija.
Rrjedhin, kullojnë ujërat,
Rinohen,
Çelen grunjat.
Puna e mbarë! Vija po hapni, miq fshatarë?
Pellgje dhe ujëra ka grunjave shumë.
Ka dhe në vjershat e mia ujë,
Në ndërgjegjen time ka:
Këneta, pellgje, moçale...
Në ndërgjegjen,
Në vjershat e mia, ja - si juve po hap edhe unë
Vija kulluese, kanale...
KALOJ
Buzë dashurive,
Bukurive,
Buzë buzëve vishnje,
Buzë syve aksioniste,
Buzë vetullave, trupave të hijshëm,
Buzë flokëve që tunden, fëshfërijnë,
Buzë plepave bleroshë,
Që pluhurin e kuq perëndimit,
Si fshesa vigane ia fshijnë,
Unë i lidhur nuk kaloj,
Siç kalonte pranë sirenave, i lidhur Odisea.
Buzë tyre shkoj i lirë,
I mbushur me ndjenja të reja.
Ato, me qindra ma bëjnë me dorë,
Aty, tek traseja.
FRYMA REVOLUCIONARE
Fryma revolucionare Nga mendjet Pluhurat dhe mjegullat i fshin, Si në muajin prill, Si në muajin maj, Kur bije mbi grunja mjegulla e parë, Që ndryshku kallinjtë e grurit mos prekë, Fshatarët grurin e shkundin, Mëngjeseve shpejt me litarë
KOKËFORTËSI MBLEDHJESH
Vjersha jote mbi mbledhjet - Majakovski -
Mbledhjet fare s’i bindi...
Njëra pas tjetrës mbledhjet merrnin valle,
Mbledhjet vazhdonin si dhembje koke,
Mbledhjet vazhdonin si dhembje dhëmballe.
Si dhe pas «Letrës së hapur»,
Akoma s’e prisni ju llapën e zgjatur?...
Gjersa jeni gjak i Partisë!
KUADROVE QË NUK U IKET
Filloi qarkullimi i madh i gjakut.
Kuadro kudo nëpër poste ku jeni,
Që dot nuk ju iket,
Që dot nuk ju zbritet:
Gufoni,
Buçitni,
Vërshoni,
Vërshoni nër dej, në trup të Shqipërisë,
Qarkullimin e madh të gjakut vazhdoni,
Gjersa jeni gjak i Partisë!
PAS MBLEDHJES
Ty të kritikuan
Dhe veten kritikove,
Dhe dole nga mbledhja...
Dole kokulur, i skuqur, sigurisht,
Ashtu si sëpata që del nga kovaçi,
Pakëz e skuqur, e nxehur,
Por e kalitur, e mprehur, dyfish,
Dhe bie
Mbi trungjet
E vjetër
Pastaj,
Dhe trungjet e vjetër i ndan më dysh.
LUSHNJA NATËN
Drita
Që shtohen,
Që çelin,
Si boçe pambuku
Të bardha përnatë.
Një parcelë e mbjellë
Lushnja,
Me drita, dritare,
Ballkone,
Pallate.
NATA
Nata -
Si nënë dëshmori me sharpin e zi,
Mbi varre dëshmorësh yjet e artë,
Si tufa lulesh i hodhi që lartë.
26
A J O
U ndeshën sytë e saj me shikimin tim,
Si dy ajsbergë u ndeshën,
U thyen.
E fyer më tha:
- Jam qytetare!
Jeni fshatar!
S’mund të martohemi bashkë!
Të kuptova, e qartë:
Je copë dëbore në mes të beharit,
Mos u ngut -
Shkrirjen e ke të sigurt!
UNË, MËSUESI I FSHATIT
Çaj baltërat e rrugës.
Çizmet mbyten e zhyten në baltë.
Prapa, në llucë,
Mbeten gjurmët e mia,
Si mbresa të thella në trurin e rrugës,
Mbeten gjurmët e çizmeve
Të NISH-gomave-Durrës.
Eci.
Në kokë formula,
Konvencione,
Kryengritje fshatare,
Eksklamacione dhe vargje poetësh
Dhe imazhi i vajzës brune,
Që prapa mbeti,
Kur mua më përcolli Herët nga qyteti.
Futem në klasë.
Era shtyn xhamat me gjoks.
Nxënësit shikojnë çizmet e mia me baltë,
Pantallonat e mia zhytur në çizme,
Flokët e mi të qullur,
Që kullojnë,
Që varen teposhtë,
Si flokët e Senekës,
Shikojnë ditarin e lagur
Dhe supet qull të xhaketës.
Dhe lodhja më ikën, më zhduket pas kësaj,
Si balta që rrugëve thahet,
Si balta që zhduket në maj...
VEÇ KUJDES
Në pranverën e jetës ne jemi?
Jeta jonë pranverë?
Po!
Dhe po me zë të fuqishëm e themi.
Veç kujdes, barishtet e këqija...
Barishtet e këqija pranverës mbijnë.
Veç kujdes... pranverës, shokë,
Pranverës, ditëve me diell,
Hijet më tepër nxijnë.
Në arën e blertë të shoqërisë socialiste
Me herbicidin e kritikës së rreptë,
Rreptë t’i spërkasim barishtet e këqija,
Me herbicidin e kritikës së rreptë
Barishtet e këqija fare t’i thajmë,
Fije për fije burokratët t’i shkulim,
Mikroborgjezët si mollër t’i harrim,
Hijet e zeza fare t’i zhdukim,
Hijet e zeza,
Si napa të zeza,
Botës së vjetër në qafë t’ia varim.
RRUDHAT
Ballin e kisha shesh,
Ballin e kisha si djerre,
Me brazda, shikoje, u mbush si ugar,
Koha pleqërinë nisi të mbjellë..
Mbillma pleqërinë, po deshe, moj kohë,
Mbillma pleqërinë, po deshe, në ballë,
Shpirti im nuk bëhet ugar,
Shpirti im do mbetet lëndinë,
Shpirti im do mbetet vilar...
PANORAMË MYZEQARE
Bredhin dy syt’ e mi
Mbi gjelbërimin e fushës pa kufi.
Cicërojnë kore harabelash,
Sikur këndojnë kore pionierësh.
M’i madhi mik i fushës, plugu,
Mbi skenën e blertë këndon.
Një kor drapinjsh, kazmash, kombajnash
E shoqëron.
Të entuziazmuara, duartrokasin gjethet,
Duartrokasin plepat, shelgjet,
Puhitë fërshëllejnë,
Grunjat, misrat dehen,
Rrëketë meken,
Kanaleve ujërat ndrijnë.
Vetëm pesimistja qyqe - Ku, ku... qan,
Pesimistja qyqe vetëm vajton.
Iku qyqe ajo kohë,
Kur mëngjeseve vajtimi yt
Myzeqarin barkbosh e tmerronte,
Kur qyqari myzeqar,
Mëngjeseve,
Vajtimin tënd dëgjonte.
Ata mëngjese ikën, qyqe,
Ikën ato kohë.
Iku mjerimi së bashku me to,
Thyej qafën, pra, qyqe,
Pusho!
Këndoni kore kombajnash, belash,
Plug, ligjëro,
Gëzim vërsho!
Grunja vallëzoni, shushurini,
Shtyjini ujërat kanale, këndoni,
Hapësira myzeqare -
Bleroni!
TI NIPÇE, KËTË NUK E DI
Ti nipçe, këtë nuk e di. Kjo ka kohë, Kjo nuk ka ndodhur tani. Flokë të dendura drizash ka pasur Myzeqeja, Flokë ferrash kjo fushë ka pasë, Si flokët e tua, nipçe, kaçurrela, Si flokët e tua të shpeshta pa masë. Veç, kooperativa berbere e rreptë Flokët e ferrave fare ia qethi Në diell - Morri i pronës së vogël ngeli Dhe ngordhi, o nipçe, pëlciti nga dielli.
Ç’KAM PARË NË FËMIJËRI
Kalbte trarët kalbësira,
Hante, brente qeprat mola,
Nëpër sqetulla qoshesh - blozë,
Nëpër qepra të trasha, të holla,
Ndërtonte fole brumbulli,
Flaka e kandilit lulëzonte e verdhë,
Si një lule kungulli.
Në gardh të kasolles,
Me hijen e gishtërinjve,
Na bënte ca lepuj në mbrëmje babai,
Shfaqje na jepte neve fëmijëve.
Kënaqesha duke parë këtë film primitiv,
Kënaqesha duke parë këtë shfaqje primitive.
Fëmijëri,
Fëmijëri,
Sa gjëra, sa gjëra...
Më ke fshehur ti!
KISH UJË NË SHPATULL MYZEQEJA
Mijëra vjet Myzeqeja, Mijëra vjet Tërbufin e shkretë, Si ujë në shpatull e mbante; Kush t’ia gjente diagnozën asaj, Kush ujin në shpatull t’ia thante? Vetë qeveritë qenë të ndërtuara, Që shpirtin e mbanin me gjëra të sëmura. Diagnozën Partia sa erdhi diktoi. «Ujë në shpatull» Recetën lëshoi. Vret misri sot kokën në kupën e qiellit, Gruri kërcen nën dritën e diellit, Me të lehtën, Të shkathëtën, Të butën puhi, Aty ku dije këneta Qelbej me ujërat e verdha zhabi
Vazhdon...
Comments