top of page

144 vjetori i dëbimit...


144 vjetori i dëbimit të shqiptarëve të Nishit e Sanxhakut në vitet 1877-1878 dhe qëndresa e tyre. Dibranët në ndihmë të tyre.

Nga Sakip Cami

Perandoria Osmane pas luftës Ruso – Turke dhe humbjes në këtë luftë, humbi territore të gjëra bazuar në vendimet e Kongresit të Berlinit. Mbretëria Serbe nxitoi të dëbojë shqiptarët e Nishit dhe t’i aneksonte këto territore. Popullsia shqiptare u shpërngul me forcë nga trojet e veta dhe u vendos kryesisht në Kosovë.

Edhe Mali i Zi në kuadrin e luftës me Perandorisë Osmane (1876-1878), një pjesë të madhe të popullatës shqiptare që banonte në Sanxhakun e Shkodrës e shpënguli me forcë. Gjatë luftës malazeze-osmane pati rezistencë të fortë ndaj forcave malazeze në Podgoricë dhe Shpuzë, gjë që u pasua me largimin e popullsisë shqiptare dhe sllavo-myslimane, të cilat u zhvendosën në Shkodër

Në prag të konfliktit mes Serbisë dhe Perandorisë Osmane (1876-1878), popullsia shqiptare e Sanxhakut të Nishit ishte kompakte dhe kryesisht rurale. Ajo bashkëjetonte ne këtë zonë me popullsinë turke (një pjesë e së ciles ishte me origjinë shqiptare) dhe serbët.Gjatë kohës së luftës, popullata shqiptare në varësi të zonës ka reaguar në mënyra të ndryshme ndaj hyrjes së forcave serbe në Sanxhakun e Nishit, duke bërë rezistencë si dhe duke ikur drejt maleve përreth dhe në Kosovën që ishte territor osman.

Në ndihmë të shqiptarëve të Nishit dhe Sanxhakut kanë luftuar shumë dibranë, disa prej tyre mbetën dëshmorë. Në vitin 1977 ranë në fushën e betejës Rrahman Shyti nga Gjurasi, Bajram Ceku, nga Topojani, Llan Lezi nga Mazhica, Rrahman Kazani nga Gjurasi dhe shumë të tjerë. (Këto të katër janë shpallur dëshmorë të Atdheut.) Kanga popullore thotë:

Ai Llan Lezi përdredh musteqet

Or Bajram ku i kemi teqet

…………………………………

Po luftojnë dibranët e shkretë

Me e mbajt Nishin për shumë vjet

Sipas një interviste të marrë nga Mendu Dema në vitin 1960, plakut 110 vjecar Sahit Veliu nga Homeshi, nga kjo nahije (zonë) kanë shkuar në luftën e Nishit 72 malsorë të armatosur, ku 24 prej tyre mbetën dëshmorë. Kur Hazis Dema (i ri) ndodhej në luftën e Nishit i vdiq i jati Rrahmani.

Luftëtarë nga të nandë malet shkuan në Nish për të mbrojtur shqiptarët e Nishit nga serbët. Bajram Bardulla, vëllai i tij Fejza morën pjesë aktivisht në betejën e Nishit, ku, ndonëse iu vra i vëllai, Sheh Fejza, luftoi si trim kundër serbo-malazeze.

Bashkëpunëtorët e tij si Isuf Prençi në Reç, Mustaf Mziu në Muhurr, po veçanërsht epika e poezisë popullore e ka përjetësuar figurën e tij:

N`Fushë të Nishit, mu ke ura

Njikshi burrash paska Dibra burra.

Sulmojnë llogoret pa kësula

Pa kësula e pa jakuce

Bajrami thrret ta mbrojmë kët nuse

Nusja jonë është vatani

Bini burra ktij dushmani.

(Dosja 3, Muzeu i Dibrës).

Bajram Bardulla nji burrë plak,

Ban luftë me serb në Karadak,

Bajram Bardulla nji trim si zana

Ksi burrash rrallë le nana...


Në Nish shkuan dhe luftuan shumë luftëtarë mga Luma dhe Kalaja e Dodës. Mbetën të vrarë në luftime Met Doda dhe Bajraktar Kolgjini. Të tjerë nga Kalaja janë vrarë në Sanxhak. (M.Skeja)

Largimi i popullsisë shqiptare nga këto rajone është bërë në një mënyrë që sot do të karakterizohej si pastrim etnik.

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page