100 VJETORI I BETEJËS SË LAN LURES


100 VJETORI I BETEJËS SË LAN LURES 1921 DHE I TËRHEQJES PËRFUNDIMTARE TË SERBVE NGA TERRITORET SHQIPTARE


Nga Sakip Cami


Situata politiko – ushtarake e vitit 1921

Pas mbarimit me sukses të luftës së Dibrës të gushtit 1920, me 17 dhjetor 1920 Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve sipas kufijve të vitit 1913.

Jugosllavia duke shfrytëzuar një klauzolë të vendimit të Lidhjes së Kombeve për ratifikimin e kufijve nga kjo datë e në vazhdim, nuk i largoi fuqitë e veta ushtarake nga Shqipëria. Ajo kishte për qëllim që të depërtonte në kufirin e Tre Qafave, “Qafën e Buallit”, “Qafën e Murrës” dhe “Qafën e Merkurthit”, si hap të parë që më pas të depërtonte drejt Durrësit, ëndrrës së vjetër për dalje në Detin Adriatik.