100 vite pranë shqiptarëve


Një këndvështrim mbi vizitën e Kryeministrit Rama dhe delegacionit qeveritar në Turqi

Nga Skënder Sadri KAPITI

Turqia prej 100 vitesh është shtet modern dhe nuk është shtet dhe as perandori osmane. Prandaj vetëm dashakeqësit, injorantët dhe islamofobët e shohin dhe e keqinterpretojnë miqësinë shqiptaro-turke duke gërmuar e gjetur “justifikime” në Mesjetë dhe në të kaluarën . Po të veprojnë sipas kësaj logjike të gjitha kombet e shtetet e sotme, ato të cilat kanë pasur përplasje, luftra e konflikte mes vete në të kaluarën,pra po të shikonin prapa në histori nuk do të kishte pasur marrëdhënie Britani-France të cilat kanë qenë 100 vjet në luftra të përgjakshme; nuk do të ishin aleatë në NATO, SHBA ,Britania e Franca me Gjermaninë; nuk duhet të kishte aleancë amerikano-japoneze; dhe po të paragjykohen gjërat nga pikëpamja fetare nuk do të kishte pasur as aleancë p.sh. amerikano-saudite.

Kështu edhe Turqia e shteti trurk karshi marrëdhënieve shqiptaro-turke kanë mbajtur qëndrim korrekt dhe jo konjukturash dhe pa paragjykime, pasi Turqia, shteti dhe autoritetet turke kanë respektuar gjithmonë shtetin shqiptar dhe shqiptarët pa marrë parasysh se cila parti politike apo kush ka qenë kryeministër e president në Shqipëri qoftë Berisha, Nano, Meta, Moisiu, Majko, Nishani dhe tani Edi RAMA.

Si hyrje të këtij shkrimi po sjell në kujtesë fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij të mëparshme ku Shefi i Tiranës zyrtare, Edi Rama, në deklaratën e përbashkët për shtyp nga Ankaraja, tha:

“Falënderoj nga zemra Presidentin e Republikës së Turqisë dhe mikun tim (Erdogan) për këtë mikpritje të paharrueshme, edhe pse nuk është hera e parë që unë e vizitoj Turqinë mike. Por në këtë mikpritje, ne të gjithë së bashku si delegacion nga Shqipëria mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, mes dy shteteve, mes dy qeverive…”, tha Rama..

“Presidenti Erdogan ishte i pari që u angazhua publikisht dhe botërisht për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe faktikisht i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirje të shumë të tjerëve që bënë të mundur mbledhjen e një kontributi të konsiderueshëm për Shqipërinë. Dua të theksoj faktin që solidariteti i Turqisë mike nuk ka qenë vetëm kur Turqia ka pasur një problem të vetin, por edhe kur u godit nga COVID-19 i qëndroi pranë Shqipërisë, nuk veproi si disa shtete që mbyllën në shtëpi vendin dhe ndaluan kalimet e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Ishte shumë domethënëse për ne. Edhe pse Turqia u godit nga tërmeti, ajo u gjend në domosdoshmëri. Ua kam shprehur ngushëllimin dhe dua t’ia shpreh edhe sot. Kjo nuk e bëri të ndalonte aspak projekti që po zhvillohet në mbështetje të tij (Erdoganit) dhe në këqyrje të ministrit Murat (Kurum), i cili gjeti kohë të vijë në Tiranë dhe të jetë i pranishëm në të gjitha diskutimet tona”, tha Rama.

Ditën e mërkurë e dt. 2 Qershor 2021 Kryeministri Edi Rama mbërriti për një vizitë tjetër në Turqi.

Në këtë vizitë Rama ishte i shoqëruar nga ministrat Blendi Klosi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Pra kjo vizitë ashtu sikurse edhe ato të mëparshmet ndërmjet dy qeverive të të dy shteteve, edhe kjo e tanishmja ishte një vizitë qeveritare me shumë ministra, gjë e cila tregon seriozitetin dhe larminë e marrëveshjeve në shumë fusha bashkëpunimi të rëndesishme dypalëshe. Këtë e deklaroi Kryeministri Rama:Ankara – “Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”.

Edi Rama si Kryeministër i Shqipërisë ka parë dhe marrë parasysh interesin kombëtar në lidhje me raportet dhe marredheniet shqiptaro-turke, Ai në këndvështrimin dhe vizionin e tij ka parë interesin e Shqipërisë pa marrë parasysh se a i mbetet “hatri” edhe ndokujt në perendim, ku dhe pasi edhe shtetet perendimore nuk është se pyesin ndopak shqiptarët se me cilat shtete vendosin marrëdhenie e bëjnë marrëveshje miqësore e strategjike.

Turqia gjithmonë në këto 100 vite u është gjëndur pranë shqiptarëve.

Dhe mendoj se nisur nga ky fakt, edhe Edi Rama i cili e njeh dhe i motivuar jo vetëm nga preferenca miqësore personale ndaj mikut te tij Erdogan (i cili është edhe mik i të gjithë shqiptarëve), por Rama i motivuar së pari nga kjo histori një shekullore, dhe sidomos më shumë se më parë, tani kur Presidenti Erdogan, shteti dhe kombi turk kanë treguar dhe tregojnë një respekt të jashtëzakonshëm për shqiptarët, respekt të sinqertë dhe ndihmë vëllazërore pa interes e pa synime djallëzore e të pabesa.

Edi Rama ka meritën e sjelljes dhe të zhvillimit e cuarjes përpara të marrëdhënieve shqiptaro-turko ,ku nga këto marrëdhnie ka fituar më shumë populli shqiptar. Nuk është se Rama dhe Shqipëria sakrifikuan gjë për të ndihmuar Turqinë ushtarakisht, politikisht e financiarisht, as edhe në luftën kundër pandemisë, as për ndërtim spitalesh në Turqi për popullin turk dhe as për miliona euro për banesa për të dëmtuarit nga tërmetet në Turqi, kur Turqia është shumë herë me e goditur nga tërmeti se sa Shqipëria. Por, përkundrazi është Turqia ajo e cila si gjithmonë ka ndihmuar shqiptarët në ditet më të vështira.

Shqiptarët këto i dinë pasi e prekin edhe respektin e popullit turk edhe kur shkojnë dhe e vizitojnë Turqinë, dhe prandaj edhe shqiptarët ushqejnë ndjenja reciproke respekti e miqësie ndaj popullit turk. Dhe këto marrëdhënie dhe këtë respekt të ndërsjelltë shqiptaro-turk nuk mund t’i pengojnë sado që të mundohen disa individë, as disa intelektualë, as letrarë e pseudohistorianë sharlatanë e materialist, as ca mediatikë islamofobë shqiptarë dhe as politikanët mediokër e injorantë.

Por u duhet thënë dhe kundërvënë atyre, disa të paktëve individë të cilët janë injorantë dhe të qorrollepsur nga urrejtja dhe turkofobia se: mjaft më, se jeni bërë bajatë e të gërrditshëm nga trillimet,gënjeshtrat intrigat dhe shpifjet tuaja përcarëse e dashakëqija kundër Turqisë dhe kundër marrëdhënieve shqiptaro-turke..

Unë kam bindjet e mia politike të djathta,pra jo si të Ramës e të Socialistëve, por nuk duhen paragjykuar negativisht dhe as nga xhelozia e egoizmat politike vizitat e suksesshme që ka bërë Kryeministri Edi Rama në Turqi, sic bëjnë politika dhe politikanët injorantë, egoist, interasaxhinj dhe dritëshkurtër,apo sic bëjnë zakonisht disa farë “analistësh” gazetarësh islamofobë e ndonjë medie e tillë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Realiteti është dhe flet tërësisht në kundërshti ndaj disa turkofobëve të Shqipërisë, dhe sidomos të Kosovës ,të cilët vetëm sa mundohen që të helmojnë me disa shkrime bajate të tyre në 2-3 portale kundër Turqisë si p.sh. kur Serbia kërkoi që të blinte dronë nga Turqia.

Serbia blen armë supermoderne edhe në Rusi e Kinë, por edhe nga Franca. Koorporatat turke të armëve u shesin armë moderne kujt duan ata, dhe nuk u marrin leje turkofobëve shqiptarë. Turqia pavarësisht kërkesës së Beogradit ajo deri më sot nuk i ka shitur armë Serbisë.

Por përse turkofobët dhe islamofobët shqiptarë nuk thonë asnjë fjalë kur me dronët luftarak Turqia goditi dhe shkatërroi sisteme raketore ruse në Azerbajxhan,Siri e Libi, pse nuk flasin ata për atë se Turqia do të furnizojë edhe Poloninë e Ukrainën me dronë supermodernë , kur dihet se këto shtete janë kundër Rusisë, aleates besnike e strategjike të Serbisë?!

Dhe tani besoj se këta mjeranë do të tulaten e fshihen kur të mësojnë se Turqia, pas vizitës së Edi Ramës atje, miku dhe aleati strategjik i Shqipërisë, Turqia, do të furnizojë Shqipërinë me dronët më modern e superinteligjentë.

Pra, zakonisht sa herë që Kryeministri i Shqipërisë bën vizita në Turqi, shpërthejnë fantazitë, paragjykimet dhe intrigat kundër vizitës së tij nga islamofobët dhe turkofobët shqiptarë dhe nga ndonjë medie e portal provokativ e mercenar; nga disa “dijetarë e patriotë” komentuesish injorant të face book-ut , por sidomos nga disa “pseudopatriota” turkofobësh dhe të ndonjë turkofobicë .

Fillojnë e shkruajë kundër e në mënyrë bajate e neverie intelektuale disa persona të cilët duan të duken e të vetëreklamohen me demek si personalitete intelektualësh, historianësh, patriotësh dhe europëdashës.

Nëse Edi Rama do të shkonte p.sh. edhe në Izrael, islmofobëve do t’u vinte sigurisht shumë mire, por edhe askush tjetër nuk do të ishte kundër dhe as nuk do ta kishte paragjykuar një vizitë të tillë të mundshme.

Kur Edi Rama shkon në Turqi dhe pritet me ceremoni madhështore nga shteti turk islamofobët edhe për këtë e kritikojnë se pse Turqia e pret kaq me madhështi kryeministrin shqiptar dhe fillojnë e llomotisin se shkoi dhe e priti “sulltani” Erdogan dhe se Rama po na orienton nga Lindja.

Edhe kur Erdogan ndihmon shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë për pandeminë, islamofobët shqiptarë kritikonin personalitetet shtetërore shqiptare se përse shkojnë ata në aeroport për të qenë të pranishëm kur vijnë ndihmat shëndetsore, e madje dhe pse i pranojnë ato.

Edhe kur Erdogan premtoi dhe e ndërtoi Spitalin modern të Fierit pati kritika nga islamofobët por edhe nga disa mjeranë të opozitës se ai po e ndihmon Edi Ramën, kur Spitali u shërben të gjithë shqiptarëve dhe jo Edi Ramës. Edhe kur Turqia ndihmon në restaurimin e xhamive dhe ndërtimin e tyre për besimtarët muslimanë shqiptarë fanatikët kristianë dhe islamofobët,sidomos disa nga Kosova “shqetësohen” shumë.

Kur vijnë delegacione turke në Tiranë dhe kur shkojnë delegacione qeveritare shqiptare në Stamboll fillojnë fantazitë urrejtëse të islamofobëve, se: si,pse, përse,qysh e tek.

Shumë keq u ndjejnë veten islamofobët shqiptarë sidomos kur Erdogan premtoi dhe po ndërton 500 shtëpi për të pastrehet të cilëve iu shkatërruan shtëpitë nga tërmeti.

Shumë keq ndjehen sidomos fanatikët kristianë dhe islamofobët serbo-grekofilë shqiptarë se përse perendimorët nuk i bëjnë presion Ramës, se pse ai shkon shpesh në Turqi dhe pse Edi Rama thotë se Turqia është aleat strategjik i Shqipërisë.

Sa keq ndjehen islamofobët shqiptarë pse Kryeministri shqiptar siguroi vaksinat kundër koronavirusit vrastar nga Turqia.

Tmerr është për fanatikët, për islamofobët e turkofobët shqiptarë pse Turqia ka kontribuar aq shumë në NATO për clirimin e Kosovës , dhe pse Turqia është njohësja e dytë më e shpejtë e shtetit të Kosovës pas SHBA-ve. Islamofobët mercenarë shqiptarë i verbon fakti se pse Turqia u gjëndet gjithmonë pranë shqiptarëve në kohët më të vështira, si dhe i verbon fakti tjetër se pse Turqia tashmë është supershtet i fuqishëm dhe i rëndësishëm global.

Turqia, ky supershtet i fuqishëm politik, ekonomik e ushtarak i cili është aleat strategjik i Shqipërisë por edhe i SHBA-ve, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore e vëllazërore shqiptaro-turke janë arsyet pse islamofobët shqiptarë që janë shumë pak, të cilët urrejnë muslimanizmin shqiptar dhe Turqinë. Disa nga këta madje janë shumë me urrejtës të Muslimanizmit dhe Turqisë ndoshta edhe më shumë se kryqtarët e Mesjetës, dhe se sa edhe qarqe politike dhe disa politikanë ekstremistë islamofobë nga perendimi, të cilët urrejnë zhvillimin dhe arritjet e mëdha të Turqisë.

Për shqiptarët një Turqi e fortë politikisht, ekonomikisht, strategjikisht dhe ushtarakisht është vetëm në dobi të shqiptarëve, pasi Turqia është shtet mik dhe aleat besnik strategjik për Shqipërinë, ashtu sikurse është edhe si antare e NATO-s, dhe e dyta pas SHBA-ve për nga forca,potenca ushtarake dhe nga rëndësia për sigurinë e Europës.

Një gjë është e sigurtë , ajo se: ashtu si edhe para Edi Ramës kryeministër, edhe kur kanë qenë në krye të shtetit shqiptar të tjerë. dhe jo Rama, dhe ashtu edhe në të ardhmen kushdo që të vijë në pushtet në Shqipëri, qëndrimi dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët, miqësia dhe respekti i shtetit dhe popullit turk ndaj shqiptarëve do të mbetet dhe ruhet gjithmonë.

Aspak mirë nuk u vjen islamofobëve e turkofobëve shqiptar as për këto të cilat i deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij më të fundit në Turqi:

Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

-Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik.

-Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë.

-Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma.

27 views0 comments

Shkrimet e fundit