Është koha që të fitojë Shqipëria
- Mar 22, 2021
- 2 min read

Është koha që të fitojë Shqipëria
Nga Gazmend Cufaj
Kryetar i Grupseksionit të PD Barking dhe Dagenham, Britani e Madhe
Natyrisht 22 marsi i këtij viti është shumë larg në kohë me 22 marsin e vitit 1992. ky 22 mars na ka gjetur larg, me maska, me pandemi, me neodiktaturë të re në Atdhe, me një Kryeministër që i ka hypur kalit të pushtetit, si një Putin imitues, herë me kryetardhëk bashkie të Tiranës, e gati tetë vjet si Kryeministër. Sot në këtë 22 mars 2021, ne të gjithë demokratët, anëtarët, simpatizantët, miqtë dhe dashamirësit përcjellim me këtë lidhje online një mesah të qartë dhe tek të gjithë ata në Atdhe se struktura e Grupseksionit Barking dhe Dagenham e Degës së Partisë Demokratike, Britani e madhe nuk është mbledhur sot në këtë lidhje online vetë për ka kujtuar këtë të hënë, 22 marsin e vitit 1992, e cila simbolizon dhe ditën e fitores së zgjedhjeve të para të demokratëve, pas rënies së diktaturës, por dhe për të kujtuar dhe rimarë forcën e angazhimit dhe të thirrjes sublime e të ligjshme të demokracisë që të gjithë të votojnë e të përsërisin një 22 mars të ri me Kryeministërin e ardhshëm Lulzim Basha, njeriu dhe politikani që mbetet tashmë më i besueshëm në ato që parashtron për vendin.
Ashtu sikurse sot Lideri i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në një aktivitet foli mbi vizionin që ka pasur PD 29 vite më parë, ku thirrja e tyre ishte “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ashtu dhe ne e deklarojmë se jemi në mbështetje të atyre që që janë në këtë rrjedhë të kërkuar nga demokratët. Sot Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha tha se PD ka bërë disa angazhime historike kur ka qenë në krye të vendit, si lëvizja pa viza në Europë dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Basha theksoi, se është premtim i tij që të dërgojë përpara ëndrrën e kahershme të Shqiptarëve, për ta parë Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Këtë duam të kujtojmë dhe duam ta bëjnë të ditur për të gjithë dhe për ata që janë të lëkundur dhe ende nuk janë të përcaktuar me votën e tyre më 25 prill 2021. Është koha që duhet të fitojë Shqipëria. Ashtu sikurse z Basha thkesoi „Sot tek çdo shqiptar lexojmë shpresën dhe dëshirën që t’i afrohemi sa më shumë dhe sa më shpejtë Europës.“









Comments