Është koha që të bëhemi nxënës të mirë të historisë


Ndue Ukaj


Liria është një gramatikë e tërë dhe vërtet ka emra, por ka edhe mbiemra, folje, lidhëza dhe shumë gjymtyrë tjera që e kuptimësojnë atë. Nëse lirisë ia mësojme vetëm emrin ose emrat, ne s'e kuptojmë gramatikën e saj dhe kështu çalojmë kur flasim e shprehim mendime. Të mençurit qëmoti na kanë porositë: Liria duhet të jetë vetëm fryt i vlerave. Ju kujtohet kur miqtë tanë na këshillonin: Ne fituam luftën, ju duhet ta fitoni paqen. Përgjatë këtyre dy dekadave, ne kemi bërë shumë pak për të fituar paqen, që nënkupton lirinë e brendshme, atë lirinë e vërtetë që të jep krahë e energji për vepra e veprime solidare. Është koha e fundit që të bëhemi nxënës të mirë të historisë. Së paku të mësojmë dhe të dëgjojmë. Deri sot kemi qenë nxënës të këqij dhe s'e kemi dëgjuar kënd, por kemi ecur si të çmendur në maratonën e egër për pushtet, duke shpërfillë çdo parim e vlerë.

29 views

Shkrimet e fundit