ËSHTË KOHA PËR KRENARI...OHEEEJ...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 14, 2020
- 2 min read

* “ZONJA” HAGË, PO KËTË VAJZË, PA PREKUR ENDE JETËN, KUSH E VRAU...?
* “ZONJA” HAGË, KUSH U LIND MË PARË- PUSHTIMI APO MBROJTA...? “ZONJA” HAGË, MOS E MBYLL ME TURP MISIONIN, PËR TË CILIN U KRIJOVE...! .....
ËSHTË KOHA PËR KRENARI...OHEEEJ...
(Ia kushtoj gjimnazistes kosovare, Ylfete Muholli, që serbët e vranë në oborrin e shkollës, shkruar në ditën e vrasjes, botuar më pas në librin “Do të jetoj” dhe “ Ma vranë Ofelinë...Oiiii, Oiiiiiii...”)
OHEEEJ... Fshimani përparësen e zezë nga pikat e gjakut! Jakën e bardhë të njollosur, mos ma lini! Lamini flokët me ujët e burimit të Kosovës! Sytë, me vellon e mëngjesit m'i mbyllni! Buzët (që sërish të ngrihem ), të m'i puthë princi i përrallës...
Oheeeej...! Në klasë vendin tim bosh lëreni! Fjongon që kam lidhur gërshetat, mbi bankë ma vendosni... Kthehem shpejt. Sa të takoj të vrarët para meje... Sa t'i pyes - a dhembin në varr plagët... Sa të marr amanetet e tyre... ... Oheeej... Kur të dëgjoni në apel emrin tim, njëzëri përgjigjuni: - Këtu! Kur mësuesi të më thërrasë në mësim, me zërin tim - FLISNI JU.
OHEEEJ... Po shkoj... Amanet: Dy gishta me dhè mos m'i mbuloni. Është koha për krenari. Mos harroni! Oheeej! - 1991 -
IT IS TIME FOR PRIDE ! OHEJ!
(I dedicate it to the Kosovare high school student, Ylfete Humolli , who is been killed by Serbs in the school yard)
Ohej! Sweep from my black eprom the blood droplets ! The white collar, stained don't let ! With the spring water of Kosovo, wash my hair ! The eyes, close me off with the morning veil ! Lips (that to reanimate again), to be kissed from the Prince of the tale...
Ohej ! In the classroom my seat let be empty ! The ribbon of my braids , put it on my stool ! I will be back soon ! Just to meet the murdered , before me... Just to ask them - Do the wounds give pain in the grave...? Just to take their willing...
Ohej ! When you listen my name be called , one - voice answer - Here ! When the teacher to call me in class, With my voice you speak for me !
Ohej ! I'm leaving... My will is : Two fingers don't cover with soil ! It is time for pride ! Don't forget it ! Oheeej! (1991)
( VO- Jo gjithmonë një poet mund të ketë cilësisht poezi, siç e meriton Poezia. Por, Poeti, në raste të veçanta, ndjehet i angazhuar të japë mesazhin e drejtpërdrejtë, për t’u kuptuar më lehtë nga lexuesit jo krijues. Faleminderit, kush më lexoi dhe më kuptoi!)
Iliriana Sulkuqi- SOT dhe PËRGJITHMONË.
Poezi rreqethese. Urime, Myslim Maska.