Është forca mendore ajo qe e bën të flasë me shpirtin
- Jun 17, 2021
- 2 min read

Ndalesa ime rrreth: "Fatmir Terziu - Të riblesh të gjitha memorjet"
Në krijimtarinë e Prof. Fatmir Terziut del qartë pasuria e tij shpirtërore, të cilën e mas me atë sesa shumë ndjen . Është forca mendore ajo qe e bën të flasë me shpirtin. Ndjenja e dashurisë për të dashurit e tij të larguar, e nxit të mendojë, të imagjinojë. Në këtë kaplim trishtimi, zhytet në honin e harresës. Në ato momente thellë në shpirt, jeta ka marrë ngjyrat e trishtimit . Kujton histori të pluhurta, sesi ka ndryshuar e shkuara dhe e ndrydh pikën e lotit,në atë situatë të vështirë që i ka trazuar mendimet. Atëherë bënë bilancin e jetës familjare plotë kurbe. Kjo aftësi e fuqishme e qenies njerëzore e përkund në ëndrra të trishta.Këto të fundit vijnë si një erë e fortë e cila shkon duke u qetësuar.E kaluara ndodhet në imagjinatë, janë rregullat e natyrës që nuk njohin përjashtim ,kështu ndodh dhe me mjeshtrin tonë të madh pr.Terziun. Cyt kujtesën e cila i përthith vegimet e vjetra. Kujton ngjarjet e bukura por dhe ato të trishtat që i kanë brengosur shpirtin. Heshtja i rrëmben ndjenjat dhe emocionet, të cilat fillojnë e luajnë me të, ndërsa rend ndër vite, ndër gjurmët e lëna pas dhe ndjen një farë zhgënjimi nga jeta apo dhe nga vetja.Autori ynë penëartë , mundohet të fshijë pluhurin e harresës së kujtesës ndër vite. E shkuara dhe e tashmja bëhet njësh dhe ai fillon e komunikon me to, kërkon të kuptojë misterin e jetës, apo ligjin kardinal të universit...Kjo është jeta, e cila të sjell papritur uragane të vrullshme apo shtjella dallgësh.Sëfundi e kyç dhimbjen brenda vetes. Sa bukur ka shkruar për dhimbjen dhe brengën i madhi miku im i nderuar Fatmir Terziu! Suksese penës tuaj që sa herë e lexoj, më jep ngarkesa të shumta emocinesh! Respekt për vlerat që mbartni profesor, " Mjeshtër i Madh" Fatmir terziu!








Comments