top of page

ËSHTË ELI RIZO, KJO MAGJI!


Eli Rizo

Dr Bardhyl Maliqi Erërat e Joint i magjeps një zë s’ka as qeli, as burg për të, ai fluturon nëpër hapsirë si shpirt i bukur, si shpirt i lirë. Është Eli Rizo kjo magji që na rrëmben në thellësi, aty ku ngjizen mrekullitë dhe qenien tonë e nxjerr në dritë. Ah, Eli, marrëzi e bukur, në lule këngësh rend si flutur, të mbaj me vete tash 50 vjet, hamall për ty do të jem një jetë. Më çmënd ai zë, më përmallon, një shi i artë, që kurrë s’shteron, nuk ka hapsirë që e prangon, si zog i lirë ai vjen e shkon. Ah, Amerikë të kam inat, na le të shkretë, na le të ngrat’ ecim të vetëm në bulevard, na mungon ty, moj qafëgjatë! Hapim sidinë në kroskot, dhe mundet muzgu magjiplot, se Eli vjen sërish e bukur, s’ka prangë për zëra por si flutur! Sarandë, më 3 tetor 2015

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page