
Shënim: Në këtë fotografi foshnja disamujorshe është im Atë, Dail Terziu, në krahët e kushëririt të tij, Rustem Terziu, që vetë në atë kohë ishte një djalosh i ri.
… është Eden, jo thjesht një bust
Fatmir Terziu
Ai bebja në foto,
që mban një buzëqeshje në fytyrë,
me vezullime në sytë e tij dhe një lëkurë që shkëlqen,
Ti nuk ja ke idenë
si ëndërronte dikur
në gjetjen e vetvetes
dhe në luftën për të zëvendësuar shumë ëndrra.
Ai djaloshi në foto, dikur ka qarë
sikurse ndodh me ardhjen në jetë,
për herë të parë,
sytë kapin ambientin vërdallë
dhe zëri zbret,
në lëkurë,
në prekje
në ndjesi…
Ai djalosh i shumëpritur në foto, dikur s’e mendoi këtë
trupi i tij ishte i brishtë
ndaj e mësoi ngadalë,
Bota është një spikul gjigant karbonifer
varur në një fole të gazit hidroksik dhe “special”
duke u rrotulluar brenda boshllëqeve të një kupole të nxirë
me hapësirë të pakufishme jashtë kontrollit imagjinar
nuk mund të thuhet se në cilën mënyrë do të shkoj
nuk ka asnjë parashikim që është fortësuar:
Çdo numër momentesh në këtë gjumë rrëzues
midis ferrit më të errët dhe horizontit të mëtutjeshëm.
Dhe e dëgjoja me zërin e hershëm
Unë biri i i tij, teksa më këshillonte
me shkathtësi me të gjithë çertifikimin jetik,
vendos arsyet e tua
mos fluturo me shashka dore
sytë do të mashtrohen, veshët nuk do të kënaqen
nuk ka asnjë mënyrë që të rimbursojmë garancitë hyjnore,
në këtë makineri mos e nxi faqen.
Kjo makineri
ka një gjysmë jete kuarkesh
dhe energjitë që dridhen në orbita të tjera
trajektoret
mbajtja e rrotullimit dhe pjesës informuese
nga ajo shkrepje e artë le të lirohet në mes të tendës
e errëta,
larg në Dhélindje, drejt në një mëngjes të ri,
përtej yjeve.
Prandaj shikoj brenda kësaj foshnje
vitet, peshën e një jete,
kam kaq shumë për të dhënë me një dhimbje
sikurse dashurinë e kam marë me vete
një dashuri që mund t’i besoj mendjes
ku këmbët nuk kërkojnë askund tjetër
shtrij ato rrënjë të mbira nga ai Trup,
është Eden, jo thjesht një bust.
Londër, 28 Shtator 2020
Comments